Gazetari kosovar Parim Olluri ka thënë se Prishtina është i vetmi vend që rrezikon zgjedhje të parakohshme pas 12 tetorit pasi sipas tij mund t’i burgoset kryetari Rama nëse veo votohet për mandatin e dytë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo sipas Ollurit mund të ndodhë pasi kryetari Rama ia ka dhënë 12 milionë euro Astrit Nixhës, siç e quan ai dosti i tij.
“Komplet tenderi eshte mashtrim. Falsifikim i dokumenteve e dhjetera vepra penale te kryera gjate transferimit te mjeteve nga Komuna e Prishtines te dosti i i Perparim Rames. Ky vec njeri prej rasteve kriminale qe kane ndodhur ne Prishtine gjate kater viteve te fundit.” – ka shkruar Olluri.
Postimi i plotë:
Prishtina eshte i vetmi vend qe rrezikon zgjedhje te parakohshme pas 12 tetorit.
Sepse mund t’i burgoset kryetari Rama, nese vec votohet per mandat te dyte.
Perparim Rama ia ka dhane 12 milione euro ketij dostit te tij, Astrit Nixhes.
Komplet tenderi eshte mashtrim. Falsifikim i dokumenteve e dhjetera vepra penale te kryera gjate transferimit te mjeteve nga Komuna e Prishtines te dosti i i Perparim Rames.
Ky vec njeri prej rasteve kriminale qe kane ndodhur ne Prishtine gjate kater viteve te fundit.













