Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Kreu i qeverisë shqiptare, tha se zgjedhja e saj vjen në një sfidues për Kosovën, rajonin dhe Evropën.
“Urime të përzemërta akademikes së nderuar, znj. Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë Evropën. Ju uroj suksese juve dhe Kosovës, Zonja Presidente”, shkruan Rama.












