Dy vajza raportohen si të zhdukura në Fushë Kosovë thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Kështu kanë raportuar në polici familjarët e tyre.
Raporti i Policisë:
“Fushë Kosovë / 16.06.2025 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.”
“Fushë Kosovë /16.06.2025-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore.”