Një e mitur nga Fushë Kosova është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rastin në polici e ka raportuar babai i saj, ditën e djeshme rreth orës 23:00, i cili ka deklaruar se e mitura është larguar nga shtëpia nga nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
”Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë / 05.04.2025 – 23:00. Ankuesi m/k, ka njoftuar policinë se vajza e tij 14 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.” thuhet në raportin e policisë.