Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zjarr i madh afër Manastirit të Deviçit, lokalizohet me ndihmën e NJSO-së dhe KFOR-it

08/07/2025 - 16:09
në Lajme
A A
Zjarr i madh afër Manastirit të Deviçit, lokalizohet me ndihmën e NJSO-së dhe KFOR-it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë të maleve në afërsi të Manastirit të Deviçit në Skenderaj, duke rrezikuar objektin e trashëgimisë kulturore dhe shtëpitë përreth. Zjarri shpërtheu pasditen e 7 korrikut dhe vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme, duke alarmuar autoritetet.

Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin.

Për shkak të përmasave të mëdha dhe afërsisë me objektin fetar dhe banesat civile, në terren kanë intervenuar edhe eprorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut dhe Stacionit Policor në Skenderaj.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar edhe Njësia Speciale Operative (NJSO) dhe pjesëtarë të KFOR-it, të cilët kanë ofruar asistencë me topa uji dhe helikopter për shuarjen e flakëve. Falë këtij bashkëpunimi, është shmangur përfshirja e Manastirit dhe shtëpive nga zjarri.

“Forcat e zjarrfikësve, policia dhe KFOR-i janë angazhuar gjatë gjithë natës dhe ditës për të lokalizuar plotësisht zjarrin,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, Njësia e Hetimeve të Policisë në Skenderaj ka nisur mbledhjen e dëshmive. Sipas personit përgjegjës të Manastirit të Deviçit, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga telat e energjisë elektrike si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë zonën një ditë më parë.

JU REKOMANDOJMË

Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Lajme

Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova

08/07/2025 - 18:10
Lëndohet një vajzë brenda pishinës së Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Lajme

Lëndohet një vajzë brenda pishinës së Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën

08/07/2025 - 17:51
Rukiqi ironizon me VV-në pasi Kurtit s’i dalin fjalët për autostradën për Gjilan: Krejt dhe drejt në baltë
Lajme

Rukiqi me paralajmërim të frikshëm: Ekonomia në rënie alarmante, e shteti në kolaps

08/07/2025 - 17:48
EULEX kërkon sqarim të plotë për vde’kjen e Agon Zejnullahut
Lajme

EULEX kërkon sqarim të plotë për vde’kjen e Agon Zejnullahut

08/07/2025 - 17:43
Kurti sërish s’flet për krizën politike: Më duhet të shkojë me shpejtësi
Lajme

Kurti sërish s’flet për krizën politike: Më duhet të shkojë me shpejtësi

08/07/2025 - 17:37
Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht
Lajme

Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

08/07/2025 - 17:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    “Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete (Video)

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Këta janë pesë policët e suspenduar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok: Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë…

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “…bartet në spital me duar të lidhura”, video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë