Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zjarr i madh afër Manastirit të Deviçit, lokalizohet me ndihmën e NJSO-së dhe KFOR-it

08/07/2025 - 16:09
në Lajme
A A
Zjarr i madh afër Manastirit të Deviçit, lokalizohet me ndihmën e NJSO-së dhe KFOR-it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë të maleve në afërsi të Manastirit të Deviçit në Skenderaj, duke rrezikuar objektin e trashëgimisë kulturore dhe shtëpitë përreth. Zjarri shpërtheu pasditen e 7 korrikut dhe vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme, duke alarmuar autoritetet.

Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin.

Për shkak të përmasave të mëdha dhe afërsisë me objektin fetar dhe banesat civile, në terren kanë intervenuar edhe eprorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut dhe Stacionit Policor në Skenderaj.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar edhe Njësia Speciale Operative (NJSO) dhe pjesëtarë të KFOR-it, të cilët kanë ofruar asistencë me topa uji dhe helikopter për shuarjen e flakëve. Falë këtij bashkëpunimi, është shmangur përfshirja e Manastirit dhe shtëpive nga zjarri.

“Forcat e zjarrfikësve, policia dhe KFOR-i janë angazhuar gjatë gjithë natës dhe ditës për të lokalizuar plotësisht zjarrin,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, Njësia e Hetimeve të Policisë në Skenderaj ka nisur mbledhjen e dëshmive. Sipas personit përgjegjës të Manastirit të Deviçit, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga telat e energjisë elektrike si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë zonën një ditë më parë.

JU REKOMANDOJMË

Peci dhe Pacolli nënshkruajnë marrëveshje: 3.3 milionë euro mbështetje për Mitrovicën nga Qeveria e Kosovës për Banimin Social Adekuat

Peci dhe Pacolli nënshkruajnë marrëveshje: 3.3 milionë euro mbështetje për Mitrovicën nga Qeveria e Kosovës për Banimin Social Adekuat
24/08/2026 - 16:00

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, bashkë me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjen e Grantit në kuadër të Projektit të...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

Sindikata e Re e KEK reagon: Siguria duhet të jetë prioritet çdo ditë
24/08/2026 - 15:37

Hetimet paraprake për rastin tragjik të vdekjes së punonjësit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti, 32-vjeç, kanë zbuluar se korporata nuk i kishte pajisur me pajisje...

Më shumëDetails

Zyrtari i Komunës së Gjakovës arrestohet në Durrës me 80 kilogramë kanabis

Zyrtari i Komunës së Gjakovës arrestohet në Durrës me 80 kilogramë kanabis
24/08/2026 - 15:19

Një zyrtar i Komunës së Gjakovës, e cila udhëhiqet nga kryetari Ardian Gjini, është arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për trafikim të rreth 80 kilogramëve kanabis. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë

Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë
24/08/2026 - 15:06

Aleanca i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se e njëjta po përpiqet të fsheh skandalet e saj dhe bashkëpunimin me Serbinë. Në këtë reagim, Aleanca ka...

Më shumëDetails

Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë
24/08/2026 - 14:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës dhe mbarë vendin. Jetlira Foniqi Bytyqi, 25 vjeçare dhe 34 javëshe shtatzënë, ka humbur jetën pasi u plagos me...

Më shumëDetails

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, lirohen nga akuza për vrasje tre të akuzuarit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, lirohen nga akuza për vrasje tre të akuzuarit
24/08/2026 - 14:55

Gjykata Themelore në Pejë, ka liruar tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur në një autobus në Gllogjan. Babë e bir u liruan nga akuzat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë