Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZKA: MPB pagoi mbi 119 mijë euro për punonjësit serbë që nuk shkuan asnjë ditë në punë

29/06/2026 - 18:35
në Lajme
A A
Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar të paguajë paga për një grup punonjësish që, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, nuk kanë ushtruar asnjëherë detyrat e tyre, ndërsa çështja mbetet ende e pazgjidhur për shkak të procedurave administrative dhe ankesave në institucionet kompetente.Raporti i auditimit tregon se bëhet fjalë për punonjës të komunitetit serb, të cilët ishin sistemuar në bazë të Vendimit të Qeverisë nr. 06/39 të vitit 2015, me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Që nga nënshkrimi i akt-emërimeve të tyre, këta punonjës nuk kanë kryer asnjëherë detyra për Ministrinë, ndërkohë që pagat kanë vazhduar të paguhen rregullisht”, thuhet në raport transmeton Klankosova.tv.Raporti rikujton se Rregullorja (QRK) nr. 04/2024 për orarin e punës, pushimet dhe vijueshmërinë e zyrtarëve publikë obligon çdo zyrtar publik të regjistrohet në sistemin elektronik të vijueshmërisë, ndërsa përcakton se “mungesa e evidentimit të vijueshmërisë në punë nga zyrtari llogaritet si mungesë në punë.”

Gjatë vitit 2025, MPB ndërmori hapa për ta adresuar këtë situatë, duke i transferuar këta zyrtarë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.Megjithatë, procesi nuk është përmbyllur. Katër zyrtarë janë larguar nga shërbimi civil me masa disiplinore dhe, që nga shtatori i vitit 2025, nuk janë paguar më. Ndërkaq, 15 të tjerë kanë kundërshtuar vendimin për transferim dhe kanë paraqitur ankesa në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, duke e lënë çështjen ende të hapur.
Sipas raportit, vetëm gjatë vitit 2025, vlera e pagave të realizuara për 19 punonjës që nuk kishin vijuar punën arriti në 119 mijë e 999 euro.

Auditori vlerëson se “pagesa e pagave në mungesë të vijueshmërisë në punë përbën pagesë të parregullt dhe shkakton dëm për buxhetin e Ministrisë.”Për këtë arsye, Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar që ministri të monitorojë situatën dhe të sigurojë që veprimet e mëtejshme të jenë në përputhje me kërkesat ligjore, me qëllim të zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështjeje.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë