Zëvendësministri në detyrë i Financave, Avni Zogiani, është tallur me kandidatin për deputet të AAK-së, Haki Abazi.
Ahazi, i cili nuk ka arritur të bëhet deputet, sot ka kritikuar Qeverinë Kurti se e ka futur Kosovën në balt.
Duket se kjo kritikë nuk i ka pëlqyer Zoganit, i cili ish-deputetit të VV-së i ka dhënë një epitet.
“Komandant lloqi!”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij në “Facebook”, derisa ka shpërndarë deklaratën e Abazit.
Haki Abazi, i cili në këtë legjislaturë e braktisi LVV-në dhe para zgjedhjeve vendosi të i bashkohej AAK-së, i ka marrë 1 mijë e 607 vota.