Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zotimet e Kurtit për mandatin e ri qeverisës – Nga hekurudha Prishtinë–Durrës deri te dronë “Made in Kosova”

08/09/2025 - 11:09
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti para gati dy muajve dha deklaratë në polici, në cilësinë e të dëmtuarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është votuar unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Në mbledhjen e 59-të të këtij organi, Kurti prezantoi 25 zotime dhe një sërë programesh të reja që do të jenë boshti i mandatit të ardhshëm qeverisës.

“Mandatin e ri do ta mbushim me projekte madhore që e thellojnë progresin dhe e lartësojnë republikën tonë,” tha Kurti në fjalën e tij, duke shtuar se Vetëvendosje e kërkon mandatin e tretë sepse “ne e dimë se çka duam, sepse ne e duam popullin”.

Ndër projektet kryesore të paralajmëruara janë: nisja e valutës digjitale të Kosovës, ndërtimi i një Kulle të Teknologjisë në kryeqytet dhe programi “Anembanë” për një rrjet të integruar të transportit publik në gjithë territorin.

Për ekonominë, Kurti njoftoi krijimin e një Banke Zhvillimore me fond prej 1 miliard euro për prodhim e biznese dhe investime deri në 500 milionë euro për transformimin e Brezovicës në destinacion modern turistik.

Në aspektin social, Kurti premtoi skemë të re për gjyshërit që kujdesen për nipat e mbesat, duke shtuar se “secila gjyshe apo gjysh pensionist që përkujdeset për nipa e mbesa të moshës prej 13 deri 36 muaj, kur prindërit punojnë, do të marrin 100 euro shtesë çdo muaj”.

Ai theksoi gjithashtu se paga minimale do të rritet mbi 500 euro dhe nuk do të tatohet, shkruan Telegrafi.

Në arsim e shëndetësi, Kurti u zotua për zgjerimin e bursave për studentë, përfshirë edhe ata në universitete private, për përfshirje universale të fëmijëve 5-6 vjeç në ciklin parafillor, ndërtimin e spitaleve të reja në Mitrovicë e Ferizaj, si dhe rritjen e buxhetit për barnat esenciale deri në 100 milionë euro.

Në sektorin e energjisë, Kurti paralajmëroi ndërtimin e pesë digave të reja dhe modernizimin e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Kurti vendosi theks të madh edhe tek infrastruktura rrugore e hekurudhore.

“Synimi ynë është që investimet kapitale të kalojnë 1 miliard euro në vit,” tha ai, duke përmendur ndërtimin e hekurudhës Prishtinë–Durrës, rrugës Prizren–Tetovë, autostradës Prishtinë–Gjilan me vazhdim deri tek Dheu i Bardhë, autostradës Duhël–Shtime–Banullë, rrugës së Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën e Istogun, si dhe rrugëve Deçan–Plavë e Pejë–Rozhajë.

Po ashtu, Kurti njoftoi se do të finalizohet edhe ndërtimi i Portit të Thatë.

Sa i përket sigurisë, ai tha se për ushtrinë do të ndahen mbi 1 miliard euro brenda mandatit të ardhshëm dhe paralajmëroi zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.

Një tjetër objektiv madhor mbetet integrimi evropian. “Qëllimi ynë është që deri në vitin 2030 të kemi përmbyllur me sukses të gjithë kapitujt e BE-së, drejt anëtarësimit të plotë,” deklaroi Kurti./Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Kurti në takimin lamtumirës me Orav: BE t’i bëjë hapat e radhës në raport me Kosovën për statusin e vendit kandidat për anëtarësim

Kurti në takimin lamtumirës me Orav: BE t’i bëjë hapat e radhës në raport me Kosovën për statusin e vendit kandidat për anëtarësim
16/03/2026 - 16:08

Kryeministri Albin Kurti priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Zyra e Kryeministrit tha se “Kurti e falënderoi ambasadorin Orav...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav
16/03/2026 - 15:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Zyra e...

Më shumëDetails

Shuhet një degë e listës GUXO, rreshtohen me Vjosa Osmanin

Shuhet një degë e listës GUXO, rreshtohen me Vjosa Osmanin
16/03/2026 - 15:43

Koordinatori i partisë Guxo për diasporë, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se dega e kësaj partie në Belgjikë ka vendosur të pushojë aktivitetin politik. Sipas tij, ky vendim është...

Më shumëDetails

“Pritjet nuk kanë qenë të marr lëndë nëpër korridore”: Jeton Koca shpjegon arsyet e dorëheqjes nga Prokuroria

“Pritjet nuk kanë qenë të marr lëndë nëpër korridore”: Jeton Koca shpjegon arsyet e dorëheqjes nga Prokuroria
16/03/2026 - 15:24

Prokurori Jeton Koca ka folur pas dorëheqjes nga pozita e prokurorit të shtetit. Ai, në një deklaratë për Betimin për Drejtësi, përmendi disa problematika që pretendon se bashkë...

Më shumëDetails

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë, zbrasin thesin me letra

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë, zbrasin thesin me letra
16/03/2026 - 15:07

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, ku te shkallët e hyrjes së këtij objekti ka hedhur letra me mbishkrime sikur  “mashtrimet e...

Më shumëDetails

Aksion policor në Prizren: Pesë të dyshuar për fajde – një i arrestuar, katër në kërkim

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
16/03/2026 - 14:49

Një aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar ka goditur sot një grup kriminal në Prizren, i cili dyshohet se përmes fajdesë dhe dhunës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë