Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZPS-ja kërkon vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe Veselin

01/08/2024 - 13:11
në Kryesore, Lajme
A A
ZPS-ja kërkon vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe Veselin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Për Thaçin dhe Veselit, ZPS-ja i ka bërë dy kërkesa të ndara, me anë të së cilave thekson se ekziston rreziku që dy të akuzuarit “të pengojnë procesin gjyqësor, të kryejnë krime të tjera ose edhe të arratisen”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Asnjë nga modalitetet e lirimit me kusht nuk është në gjendje të zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet…Rreziqet përkatëse mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në objektet e paraburgimit të DhSK-së, siç është riafirmuar së fundmi nga ky Panel”, thuhet në dy kërkesat e ZPS-së.

Po ashtu, në të dyja kërkesat, ZPS-ja ka rikujtuar se sa i takon rreziqeve të pengimit të procedurave të DhSK-së, dhe “rrezikut për kryerjen e krimeve të mëtejshme nga të akuzuarit”, Paneli ka konstatuar se asnjë nga kushtet e propozuara më parë dhe as ndonjë masë shtesë nuk mund t’i zbus rreziqet të cilat ekzistojnë në këtë rast.

Sipas ZPS-së, asgjë nuk ka ndryshuar që nga vendimi i fundit i trupit gjykues për vazhdimin e paraburgimit ndaj dy të akuzuarve.

ZPS-ja ka shtuar se “sjellja e Thaçit përfaqëson një rrezik jashtëzakonisht të rritur e sidomos me vazhdimin e gjykimit dhe zbulimin e mëtejshëm të provave”.

“Përkundrazi, sjellja e Thaçit tani përfaqëson një rrezik të jashtëzakonshëm të rritur që edhe kufizimet dhe monitorimi standard i komunikimeve të Qendrës së Paraburgimit janë të pamjaftueshme për ta zbutur atë, duke e bërë të nevojshme vendosjen e një regjimi edhe më të rreptë nga ky Panel. Prandaj, sidomos në lidhje me vazhdimin e gjykimit dhe zbulimin e mëtejshëm të provave, rreziqet bazë janë më të larta se kurrë”, thuhet në kërkesën e ZPS-së.

Po ashtu, sa i takon sjelljes së Veselit, ngjashëm thuhet edhe në kërkesën e ZPS-së për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

ZPS-ja rikujtoi sërish arsyetimin e Panelit për vazhdimin e paraburgimit ndaj të akuzuarve, ku për Thaçin kishte konstatuar se duhet vlerësuar faktet e çdo rasti dhe veçoritë e tij personale e “që përfshijnë ndikimin dhe autoritetin e të akuzuarit, njohuritë e tij mbi akuzat dhe provat kundër tij, mundësinë për një dënim të gjatë me burgim, rrezikun e pengimit të procedurave, kryerjes së krimeve”, etj.

Ndërsa, në kërkesën për Veselin, ZPS-ja rikujtoi arsyetimin e panelit për vazhdimi e paraburgimit ndaj tij, duke theksuar se ai është i akuzuar për dhjetëra akuza të krimeve të rënda ndërkombëtare, në të cilat pretendohet se ka luajtur rol të rëndësishëm dhe nëse dënohet mund të përballët me burgim të gjatë, etj.

Si rrjedhojë, ZPS-ja ka parashtruar se duke marrë parasysh këta faktor dhe faktorët shtesë, masa e paraburgimit ndaj Thaçit dhe Veselit “vazhdon të jetë e arsyeshme dhe se ata duhet të mbesin në paraburgim”.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i PDK-së i ashpër me Gërvallën: Largoji duart nga fotografia e Hashim Thaçit, shko merre dekoratën e Vuçiqit

Donika Gërvalla reagon për herë të parë për fotografinë e Thaçit në mbeturina
17/03/2026 - 15:52

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila si ish-ministre e Jashtme e ka përdhosur fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim...

Më shumëDetails

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, kërkohet misi nga Kosova, Ziza Pajaziti

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, kërkohet misi nga Kosova, Ziza Pajaziti
17/03/2026 - 15:32

Një hetim i nisur në muajin Korrik 2025 nga prokuroria e Korçës, ku në fokus janë veprimet ligjore të ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe ish-shefit të...

Më shumëDetails

Deliu-Kodra: VV-ja paska shpenzuar për fushatë rreth 15 mijë euro për një natë, ndërsa pacientët luftojnë për barna

Deliu-Kodra kritikon qeverinë për përvjetor të zbehtë të Pavarësisë
17/03/2026 - 15:25

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj shpenzimeve të shumta të VV-së për fushata zgjedhore në vitin e kaluar. Duke komentuar shpenzimet e VV-së për një tubim...

Më shumëDetails

Kurti mbledh VV-në, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti

Kurti mbledh VV-në, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti
17/03/2026 - 15:10

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhje brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë mbledhje prezent ka qenë edhe kreu i kësaj parti, Albin Kurti. Sipas njoftimit për media në...

Më shumëDetails

Fatos Geci i kthehet ashpër Haxhi Avdylit: Mendon se erdhi fryma e Vjosës, ti dhe Presidentja jeni të gërrditshëm

Fatos Geci i kthehet ashpër Haxhi Avdylit: Mendon se erdhi fryma e Vjosës, ti dhe Presidentja jeni të gërrditshëm
17/03/2026 - 14:55

Fatos Geci, djali i Halil Gecit, i cili e përshkroi si “tradhti” dekretin e presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin dhe tha se ajo “do të pushkatohej”...

Më shumëDetails

Ish-policë të MUP-it serb shfaqen në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Mitrovica e Veriut

Ish-policë të MUP-it serb shfaqen në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Mitrovica e Veriut
17/03/2026 - 14:37

Në homazhet te “Engjëlli i Bardhë” pranë urës mbi Ibër, të pranishëm edhe ish-anëtarë të strukturave të sigurisë serbe Në ceremoninë e organizuar sot nga Komuna e Mitrovicës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë