Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fatos Geci i kthehet ashpër Haxhi Avdylit: Mendon se erdhi fryma e Vjosës, ti dhe Presidentja jeni të gërrditshëm

17/03/2026 - 14:55
në Kryesore, Lajme
A A
Fatos Geci i kthehet ashpër Haxhi Avdylit: Mendon se erdhi fryma e Vjosës, ti dhe Presidentja jeni të gërrditshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fatos Geci, djali i Halil Gecit, i cili e përshkroi si “tradhti” dekretin e presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin dhe tha se ajo “do të pushkatohej” në Turqi për këtë, ka bërë një “sqarim” për Haxhi Avdylin, deputetin e disa legjislaturave, i cili tha dorëheqje nga partia Guxo, për, siç tha, fushatën linçuese që nisi ndaj Osmanit.

Geci, i cili arriti të bëhej duke garuar për herë të parë në listën e LVV-së në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, tha se Avdyli në një mbledhje të partisë e kishte quajtur Osmanin “të gërrditshme”.

“Sqarim dhe demaskim për deputetin Haxhi Avdyli dhe kinse “frikën” e tij ndaj deklaratës se babit tim për ish-presidenten Osmani. I nderuar deputet Avdyli, Respekti im për ty, për shkak të moshës që ke (60 vjeç), ka qenë maksimal deri në momentin kur u vendosën emrat tanë në listën për deputetë. Na lodhe me orë të tëra debate duke këmbëngulur që të ishe sa më lart në renditje të listës por prapë nuk arrite. Aty fillova ta njoh egoizmin tënd”, shkroi Geci në fillim të një postimi në Facebook.

“Momenti i dytë ishte pasi përfunduan listat. Ishim në një mbledhje së bashku me ministren Gërvalla dhe kandidatët për deputetë, kur erdhe dhe më the mua, deputetëve dhe Donikës: “Vjosa është vërtet e gërditshme, shumë e gërditshme me disa veprime.” Në atë moment nuk e kuptova se për çfarë e kishe fjalën, por më vonë e kuptova dhe pashë se, në fakt, jo vetëm ajo, por ju të dy jeni më se të gërditshëm. Për dallim nga ti që flet prapa krahëve të Vjosës, unë kam guximin ta them publikisht dhe privatisht, ty dhe asaj sepse ky është realiteti jeni të njëjtë”, shtoi ai.

Geci shkruan se Emrush Avdyli, djali i axhës së Haxhi Avdylit, e kishte ftuar të takohej me Osmanin.

“Së treti, zoti deputet, më datë 26 shkurt pas takimit me ty mora telefonata dhe mesazhe pa ndalur nga Zyra e Presidencës, saktësisht nga djali i axhës tënd, Emrush Avdyli, i cili me tha qe punon në Presidencë dhe këmbëngulte që të takohem me Vjosën (i kam te gjithë mesazhat e thirrjet ne whats app) gjë që kategorikisht e kam refuzuar. Unë nuk shitna. Unë jam një person me parime dhe i edukuar nga një baba që më ka mësuar gjatë gjithë jetës të ha vetëm me një lugë”.

“I nderuar, do të ishte mirë të ishe i sinqertë. Unë jam ende në të 30-tat, ndërsa ju jeni vetëm pesë pranvera larg pensionimit. Të lutem mos e luaj viktimën, por tregoji opinionit publik realitetin: pse e përkrah herë pas here Vjosën, varësisht nga disponimi. Pse nuk tregon që e përkrah sepse familjarët e tu punojnë në Presidencë? Apo mos mendove se erdhi “fryma” e saj e po e zëvendeson kryeministrin?!”, shkroi ai.

Geci tha se Avdyli e kuptoi “gabimin e rëndë” 48 orë pas dorëheqjes dhe u rikthye në grupin parlamentar.

“Pas 48 orësh, kur e kuptove se ke gabuar rëndë, u riktheve në grupin tonë parlamentar në VV. Por tashmë Benin e kemi ministër të Shëndetësisë; ke ende kohë të mendosh nëse do të shkosh te Vjosa por mos harro kur të shkosh kembëngul me hy ne 10shen e LDK-së apo listes se saj, nese veç vendos me shku!”, shkroi ai.

Geci foli për “realitet” dhe “demaskime” që tha se do të vijnë pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani.

“Unë kam respekt për presidenten Osmani edhe për 18 ditë, dhe pas datës 4 prill, Kosova do ta kuptojë realitetin atë realitet që ti unë dhe shumica e depuetve e dijmë e pastaj do t’ia tregojë vendin secilit. Ajo që mund të them është: Kosova ka fat që e ka vetëm një lider që e do vërtet këtë vend. Ka një lider të pakrahasueshëm, me inteligjencë të lartë, që njeh secilin në skenën politike, dhe ai është kryeministri Kurti. Uroj shumë të shkojmë në zgjedhje dhe të matet fuqia ne popull për secilin nga ne! E di që qytetarët janë të lodhur, edhe ne jemi të lodhur, por kur të demaskohen të gjithë, edhe nëse kryeministri Kurti i merr 80% në zgjedhjet e ardhshme, prapë do ta konsideroj pak. VV Guxo janë e vetmja rrugë e drejtë për Kosoven!”, shkroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
24/10/2026 - 22:56

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për...

Më shumëDetails

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki
24/10/2026 - 22:36

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki Lajme Gazeta Express24/10/2026 22:27 Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë në lidhje të dretpërdrejtë për...

Më shumëDetails

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
24/10/2026 - 21:58

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të...

Më shumëDetails

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
24/10/2026 - 21:52

Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, i iniciuar nga Ministria e Punës dhe Familjes, synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në Kosovë përmes subvencionimit të faturave...

Më shumëDetails

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim
24/10/2026 - 21:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë