Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka kërkuar qytetarët dhe bizneseve që të kursejnë energjinë elektrike.
Përmes një njoftimin ky institucion ka ftuar që të tregohet kujdes në përdorimin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë periudhës së fundvitit, kur shënohet rritje e ndjeshme e konsumit.
Duke treguar për takimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji me kompanitë e licencuara në sektorin e energjisë, në njoftim është ZRrE do të minitojë situatën nga afër.
“ZRRE u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që gjatë kësaj periudhe të tregohen të kujdesshëm dhe racionalë në përdorimin e energjisë elektrike. Kursimi i energjisë, veçanërisht në orët e kërkesës maksimale (pikut), kontribuon drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit dhe në sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm për të gjithë konsumatorët. Zyra e Rregullatorit për Energji do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë operatorët e sektorit për të garantuar furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike”, është thënë në njoftim.













