Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zvarritjet e Kurtit morën fund, vendi nën “regjimin” e Gjykatës Kushtetuese – 12 ditë në dispozicion për zgjidhje

27/07/2025 - 15:34
në Lajme
A A
7 tentime, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese u ka thënë deputetëve që të mos marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht, pasi u tejkalua afati 30-ditor i dhënë në një aktgjykim para një muaji. Zvarritjet e Albin Kurtit morën fund mbrëmë, ndërsa u tha se po negocionte me Fatmir Limajn për një koalicion qeverisës. Kryetari i Nismës Socialdemokrate e deshi postin e kryeparlamentarit, të cilin kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e përfshiu në një ofertë të fundit drejtuar atij. Lideri i partisë e cila doli e para në zgjedhje nuk pranoi as kërkesat e partive të tjera për ta ndërruar emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit. Insistoi deri në fund dhe pa sukses ta bënte të fshehtë votimin për Albulena Haxhiu.

Albin Kurti nuk e ndërroi emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit dhe organi më i lartë ligjvënës i vendit përfundimisht dështoi të konstituohej brenda afatit kushtetues.

Në mesnatë skadoi afati 30-ditor i dhënë në aktgjykimin Gjykatës Kushtetuese. Ajo më 26 qershor kishte vendosur që deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

15 prilli, dita të cilën presidentja Vjosa Osmani e kishte caktuar për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, ishte ajo në të cilën kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pati thënë se po mendonin ta votonin edhe qeverinë e re. Por kaluan mbi 3 muaj që seanca u ndërpre çdo dy ditë dhe ai nuk arriti ta gjente partneritetin e nevojshëm për ta krijuar një shumicë parlamentare.

LVV-ja e hodhi vazhdimisht në votim propozimin e saj për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, i cili nuk i mori asnjëherë votat e nevojshme. Madje as nuk iu afrua 61shit që përbën shumicën parlamentare.

Partia e Kurtit u përpoq ta bënte të fshehtë votimin, pasi Albulena Haxhiu, kandidatja e tyre për kryeparlamentare, dështoi disa herë në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Ngërçin politik në Kuvend përfundimisht nuk e ndryshoi as aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se ky aktgjykim e përjashtoi votimin e fshehtë, por në LVV thanë se ajo e lejoi këtë mënyrë.

Kushtetuesja, duke iu përgjigjur kërkesave të PDK-së dhe LDK-së, vendosi të enjten që pas skadimit të afatit 30-ditor deputetët të mos marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit deri më 8 gusht.

Gjykata, që është autoriteti përfundimtar në Kosovë për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, pritet që në ditët në vijim t’i sqarojë pasojat juridike të mosshfrytëzimit të afatit për konstituimin e Kuvendit dhe se çfarë duhet të bëhet tutje.

Osmani të martën iu drejtua Kushtetueses për të kërkuar sqarime për pasojat juridike të kalimit të afatit të vendosur për konstituimin e Kuvendit dhe pezullimin e tij.

Presidentja e vendit tha se nuk po shihej në horizont “as konsensus e as kompromis për konstituimin e Kuvendit” brenda kësaj jave, ashtu siç edhe ndodhi.

Kurti tha të hënën se ia ka bërë kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj një ofertë për koalicion, për detajet e së cilës nuk pranoi të fliste.

“Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj”, tha ai në një konferencë për media.

Ai tha se “do të duhej që të merreshim vesh”.

“Por ne nuk u morëm vesh, siç e dini, dhe tash nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve”.

Ndërsa Limaj po e shqyrtonte ofertën “konkrete” të Kurtit, më herët kishte bërë të ditura dy kërkesat konkrete të tij: pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe një “paketë ligjore”, në të cilën përfshihet edhe ulja e pragut zgjedhor nga 5 në 2%.

Ndërkohë që Limaj e donte për vete pozitën e kryetarit të Kuvendit, PDK-ja dhe AAK-ja i kërkonin LVV-së që ta ndërrojë kandidaten dhe të zgjedhë dikë mes atyre që s’kishin poste qeveritare në mënyrë për t’i marrë votat e deputetëve të tyre. Albulena Haxhiun e konsideruan figurë përçarëse dhe joadekuate për karrigen kryesore në Kuvend.

Limaj ka thënë më herët këtë javë se është “në interesin e partive politike është që të pritet vendimi”. Gjykata, sipas tij, duhet “të ndihmojë në qartësimin e çështjes rreth Kuvendit”. Më pas, ai tha se do të krijohen institucionet.

“Dhe unë besoj atëherë do të krijohet edhe shumica për Parlament, edhe për Qeveri dhe Kosova do t’i ketë institucionet”.

Limaj u takua me Kurtin të shtunën e javës së kaluar në një restorant në qendër të Prishtinës. Ata po qëndronin në kontakt prej muajsh dhe ishin takuar disa herë, me negociatat që nuk dhanë rezultat.

Limaj tha se nuk donte zgjidhje “vetëm për Kuvendin” pasi kjo do të mund të shkaktonte zgjedhje të reja, të cilat Nisma nuk i do. Ai gjithashtu nuk kishte pranuar të jepte detaje për ofertën e Kurtit.

JU REKOMANDOJMË

Ekskluzive: Kryesia e PDK-së nominon Petrit Hajdarin për kryetar të Drenasit
Kryesore

Ekskluzive: Kryesia e PDK-së nominon Petrit Hajdarin për kryetar të Drenasit

27/07/2025 - 17:31
Mërgimtari me Audi tejkaloi përmes trotuarit në Gjilan, mediat në Zvicër e bëjnë lajm
Kryesore

Mërgimtari me Audi tejkaloi përmes trotuarit në Gjilan, mediat në Zvicër e bëjnë lajm

27/07/2025 - 17:19
Promovon mish ‘hallall’, por AUV i gjen mish me Salmonella – Swiss Group kapet me produkt të rrezikshëm për konsum (Dokument)
HULUMTIME

Promovon mish ‘hallall’, por AUV i gjen mish me Salmonella – Swiss Group kapet me produkt të rrezikshëm për konsum (Dokument)

27/07/2025 - 17:15
Polici rrahu kamarierin në Vlorë, Rama: T’i dorëzohet drejtësisë sapo të dalë nga spitali
Kryesore

Polici rrahu kamarierin në Vlorë, Rama: T’i dorëzohet drejtësisë sapo të dalë nga spitali

27/07/2025 - 17:03
Kosova pa Kuvend dhe Qeveri, Cakolli: Tash jemi në situatë të paprecedentë, qytetarët nuk kanë merituar shtet në pauzë
Kryesore

Kosova pa Kuvend dhe Qeveri, Cakolli: Tash jemi në situatë të paprecedentë, qytetarët nuk kanë merituar shtet në pauzë

27/07/2025 - 16:45
Personi që dyshohet se humbi jetën në Ujman, mërgimtar nga Suedia
Kryesore

Personi që dyshohet se humbi jetën në Ujman, mërgimtar nga Suedia

27/07/2025 - 16:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas dasmës, Teuta Rugova merr një vendim drastik

    Pas dasmës, Teuta Rugova merr një vendim drastik

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • VIDEO/Dy mërgimtarë terr0rizojnë familjen në mes të rrugës – fillimisht e rrezikojnë me veturë, më pas dalin dhe e kërcënojnë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pas dasmës elegante, zbulohet ku do të jetojnë Teuta Rugova dhe Agron Gjeloshi

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Gërxhaliu paralajmëron për krizë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Befason Daut Haradinaj, del me thirrje publike për Krasniqin e Abdixhikun

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë