Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Promovon mish ‘hallall’, por AUV i gjen mish me Salmonella – Swiss Group kapet me produkt të rrezikshëm për konsum (Dokument)

27/07/2025 - 17:15
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Promovon mish ‘hallall’, por AUV i gjen mish me Salmonella – Swiss Group kapet me produkt të rrezikshëm për konsum (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në tregun e Kosovës me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka zbuluar se në kompaninë “Swiss Group”, e cila menaxhon fabrikën e përpunimit të mishit të pulës dhe viçit “Swiss Food’s”, është gjetur produkt i mishit i rrezikshëm për konsum.

Veriu.info ka siguruar një procesverbal të inspektorëve veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku bëhet e ditur se në këtë kompani është gjetur mish “shnicëll pule” analizat e të cilit kanë dalë të pakënaqshme në kriterin e sigurisë “Salmonella”.

Inspektorët aty konstatojnë asgjësimin e mishit që ka rezultuar i rrezikshëm për konsum, për të cilët thonë se nuk lejohet të shitet apo tjetërsohet.

Sipas dokumentit të siguruar nga Veriu.info, testimi i këtij mishi është bërë më 15.10.2024 në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kompania “Swiss Group” nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e Veriu.info për këtë asgjësim mishi me ‘salmonella’.

Çka do të thotë testimi pozitiv për “Salmonella”?

Ky rezultat testimit nënkupton se analizat laboratorike kanë zbuluar prani të baktereve të llojit ‘Salmonella spp’. në mishin e testuar, që paraqet rreziqe për Infeksione gastrointestinale (Salmoneloza) dhe komplikime tjera si: Septikemi (infeksion në gjak) në raste të rënda, Artrit reaktiv pas infektimit (forma e reumatizmit të shkaktuar nga infeksioni), por edhe mund të jetë vdekjeprurës në persona me sistem të dobët imunitar

Ndërsa, grupet më të rrezikuara janë: Foshnjat dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike ose imunitet të dobësuar.

Kush është “Swiss Group”?

Në ueb faqen e “Swiss Group” thuhet se është një kompani e specializuar në prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të mishit, me fokus në mishin e pulës dhe viçit. Me një përvojë të gjatë në treg, ne kemi krijuar një reputacion të fortë për cilësi dhe besueshmëri.

Kjo kompani në përshkrimin e bërë rreth saj, thotë se misioni i tyre është ofrimi i produkteve të shëndetshme dhe me cilësi të lartë, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin dhe kënaqësinë e konsumatorëve tanë, por që rasti për të cilin kemi siguruar dokumentacion tregon se në këtë kompani është gjetur mish jashtë stadardeve, që paraqet rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

“Swiss Group” menaxhon me fabrikën e përpunimit të mishit “Swiss Foods” që gjendet në Graçanicë, ku nëpër njoftime thonë se janë të certifikuar për “mish hallall”.

Fotot e asgjësimit të mishit:

Artikuj të ngjashëm:

Skandal: Kapet mish i bluar “Çobani” me baktere të rrezikshme (Foto/dokument)

Skandal i përsëritur: “Kluna” e Blerim Klunës sërish me suxhuk të ndaluar për konsum – AUV i asgjëson qindra kilogramë (Dokument)

Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

Skandal: Pas 35 mijë kg mish peshku me krimba, kompanisë “Delfin” i asgjësohen edhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene (Dokument)

Djath johigjienik e jorgut me bakterie – Ja si zbarkuan inspektorët në qumështoret “Golaj” e Aldi”, urdhërohet asgjësimi i produkteve (Dokument)

Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)

Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

Skandal: “AgroDardania” nga “Peç” nuk respekton vendimin e AUV, fut nga Serbia në Kosovë 26 tonë misër me Aflatoksinë (përbërës kancerogjen)

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

BE-ja reagon ndaj sanksioneve amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së
10/10/2026 - 14:39

Bashkimi Evropian i ka cilësuar “thellësisht të ardhur keq” sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke deklaruar se është i gatshëm të...

Më shumëDetails

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë
10/10/2026 - 14:35

Hajdutë të maskuar hynë me forcë në një depo në Cortona të Italisë dhe vodhën rreth 30,000 shishe verë nga vreshti prestigjioz Marchesi Antinori me vlerë më shumë...

Më shumëDetails

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Deputetja e PDK-së memesazh për mërgatën: Mos hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit
10/10/2026 - 14:21

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me kritikat ndaj presidentes Shiroka-Pula, duke thënë se, të paktën gjatë kësaj presidence, nuk do të shahemi e as të linçohemi...

Më shumëDetails

Trump kritikon Norvegjinë për çmimin Nobel për Paqe: Njollë e pashlyeshme

Trump kritikon Norvegjinë për çmimin Nobel për Paqe: Njollë e pashlyeshme
10/10/2026 - 13:54

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendimin për t’ia dhënë dikujt tjetër Çmimin Nobel për Paqe, duke e cilësuar zgjedhjen e këtij viti si “të turpshme dhe...

Më shumëDetails

Kërçeli hedh dyshime për një projekt të Përparim Ramës: 1 milion euro për flamuj të UÇK-së

Kërçeli hedh dyshime për një projekt të Përparim Ramës: 1 milion euro për flamuj të UÇK-së
10/10/2026 - 13:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka hedhur dyshime rreth një projekti të Komunës së Prishtinës që lidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kërçeli ka thënë se Përparim...

Më shumëDetails

AGK-ja dënon etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit

AGK-ja dënon etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit
10/10/2026 - 13:13

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fyerjet, etiketimet dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit, autorit të emisionit satiriko-politik “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Përmes një reagimi publik,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë