Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

20/08/2025 - 18:36
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të konstituojnë shpejt Kuvendit, pak orë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin.

Zyra e BE-së në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se blloku “po i ndjek me kujdes zhvillimet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”.

Deputetët u mblodhën të mërkurën paradite për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Zyra e BE-së theksoi se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”.

Video: S’ka votë për Haxhiun e Gërvallën, partitë me kundërakuza për bllokimin e Kuvendit

Ndërkohë, Ambasada e Italisë në Prishtinë, e pa si diçka inkurajuese faktin që Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, propozoi një kandidat të ri për kryeparlamentar, pasi në të kaluarën kishte propozuar vetëm Haxhiun.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, Ambasada italiane tha se propozimi i Gërvallës “tregon gatishmëri për të bërë përparim, i cili do të duhet të konfirmohet në ditët në vijim”.

“Shpresojmë që të gjithë aktorët politikë të punojnë me përgjegjësi për të siguruar konstituimin e Kuvendit me kohë, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Pas seancës, Vetëvendosje i akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, si PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të japë votë për pa u arritur një marrëveshje politike.

Vazhdimi i seancës u caktua për të premten, më 22 gusht.

Kosova mbajti zgjedhje parlamentare në shkurt, por nuk ka qenë në gjendje t’i themelojë institucionet e reja prej atëherë.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje i fitoi 48 ulëse, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL

JU REKOMANDOJMË

Ish-policë të MUP-it serb shfaqen në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Mitrovica e Veriut

Ish-policë të MUP-it serb shfaqen në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Mitrovica e Veriut
17/03/2026 - 14:37

Në homazhet te “Engjëlli i Bardhë” pranë urës mbi Ibër, të pranishëm edhe ish-anëtarë të strukturave të sigurisë serbe Në ceremoninë e organizuar sot nga Komuna e Mitrovicës...

Më shumëDetails

Shpërblehet “sakrifica” e Lulzim Hetemit, Kurti e emëron zëvendësministër

Shpërblehet “sakrifica” e Lulzim Hetemit, Kurti e emëron zëvendësministër
17/03/2026 - 14:22

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemi në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Kryeministri Kurti e uroi Hetemi për detyrën...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Kosovës i hiqen të gjitha masat financiare

BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova nuk përfiton pasi s’ka përmbushur kushtet ligjore
17/03/2026 - 14:06

Gjatë një seance në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian mbi raportin për Kosovën, Përfaqësuesi i Komisionit Evropian për Zgjerimin, Jiri Plecity, njoftoi se të gjitha...

Më shumëDetails

LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë
17/03/2026 - 13:55

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se në kuadër të procesit të riorganizmit të brendshëm dhe në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë, është...

Më shumëDetails

Enis Ujkani i kërkon me përmbarues mbi 700 mijë € nga RTK – ministrja paralajmëron ndërhyrje në drejtësi?

Enis Ujkani i kërkon me përmbarues mbi 700 mijë € nga RTK – ministrja paralajmëron ndërhyrje në drejtësi?
17/03/2026 - 13:24

Donika Gërvalla shfrytëzoi një intervistë te gazetari i preferuar i pushtetit, Blerim Haxhiaj, për t’i çuar mesazh edhe punonjësve të vet në Ministrinë e Drejtësisë. “Do të kthehemi...

Më shumëDetails

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Hajdarit dhe tjerëve në rastin e “Rezervave shtetërore”

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Hajdarit dhe tjerëve në rastin e “Rezervave shtetërore”
17/03/2026 - 13:19

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes për kundërshtimin e provave dhe hudhje të aktakuzës, duke konfirmuar kështu aktakuzën në rastin e “Rezervave shtetërore” ku po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë