Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

20/08/2025 - 18:36
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të konstituojnë shpejt Kuvendit, pak orë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin.

Zyra e BE-së në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se blloku “po i ndjek me kujdes zhvillimet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”.

Deputetët u mblodhën të mërkurën paradite për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Zyra e BE-së theksoi se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”.

Video: S’ka votë për Haxhiun e Gërvallën, partitë me kundërakuza për bllokimin e Kuvendit

Ndërkohë, Ambasada e Italisë në Prishtinë, e pa si diçka inkurajuese faktin që Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, propozoi një kandidat të ri për kryeparlamentar, pasi në të kaluarën kishte propozuar vetëm Haxhiun.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, Ambasada italiane tha se propozimi i Gërvallës “tregon gatishmëri për të bërë përparim, i cili do të duhet të konfirmohet në ditët në vijim”.

“Shpresojmë që të gjithë aktorët politikë të punojnë me përgjegjësi për të siguruar konstituimin e Kuvendit me kohë, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Pas seancës, Vetëvendosje i akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, si PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të japë votë për pa u arritur një marrëveshje politike.

Vazhdimi i seancës u caktua për të premten, më 22 gusht.

Kosova mbajti zgjedhje parlamentare në shkurt, por nuk ka qenë në gjendje t’i themelojë institucionet e reja prej atëherë.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje i fitoi 48 ulëse, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL

JU REKOMANDOJMË

PDK: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

PDK: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
10/08/2026 - 18:31

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku njoftojnë se kanë “diskutuar për situatën e rëndë institucionale dhe politike në vend, të krijuar pas mos-konstituimit...

Më shumëDetails

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion banorë

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion banorë
10/08/2026 - 18:16

Më shumë se 1 milion njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në lindje të Kinës, përfshirë edhe qytetin e Shangait, pasi tajfuni “Dolphin” goditi vendin me reshje...

Më shumëDetails

A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit
10/08/2026 - 17:45

Ka patur dilema në opinion nëse mësimi sivjet mund të shtyhet dhe mos të fillojë me 1 shtator. Por asgjë nuk ka të vërtetë nga kjo. Mësimi edhe...

Më shumëDetails

Haxhiu për ditën kur u gjuajt Kurti me vezë: Në bazë të informacioneve, ka pasur plane edhe për veprime të tjera

Haxhiu për ditën kur u gjuajt Kurti me vezë: Në bazë të informacioneve, ka pasur plane edhe për veprime të tjera
10/08/2026 - 17:24

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka pretenduar se në bazë të informative që ata kanë pasur, pas sulmit me vezë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit,...

Më shumëDetails

KFOR: Ka nis “tranzicionin gradual” mbi Urën e Ibrit – konfirmon praninë e përhershme mbi urë, por nuk thotë se po i bartë përgjegjësitë te Policia e Kosovës

KFOR: Ka nis “tranzicionin gradual” mbi Urën e Ibrit – konfirmon praninë e përhershme mbi urë, por nuk thotë se po i bartë përgjegjësitë te Policia e Kosovës
10/08/2026 - 16:42

Sot, RTK-ja e nisi ditën me një lajm ‘bombastikë’ se pas 27 vitesh Policia e Kosovës po fillon marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën e Mitrovicës, gjë...

Më shumëDetails

“Trepça” suspendon përkohësisht dy punonjës, dyshohet se organizuan transportin e xehes jashtë orarit

Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
10/08/2026 - 15:54

Trepça Sh.A. ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të dy punonjësve të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”. Vendimi është nxjerrë më 10...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë