Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë fshat, janë të vonuara.
Nëpërmjet një postimi në “X”, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndër të tjera nderon dhe kujton të gjitha viktimat e kësaj masakre.
“Sot ne solidarizohemi me familjet dhe popullin e Kosovës për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krim i tmerrshëm që la plagë të pashëruar 26 vjet më pas. Jetët e tyre u morën brutalisht dhe drejtësia e përgjegjësia mbeten të vonuara”, thuhet në postim.
Policia me aksion të gjerë në orët e mëngjesit në disa rajone të vendit, cak strukturat paralele
Ngjarja e Reçakut është pasuar nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.
21 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid tronditi gjithë opinion ndërkombëtar.
Ambasadori William Walker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Today, we stand in solidarity with the families and people of #Kosovo to honour and remember the victims of the Reçak/Račak massacre, a heinous crime that left an unhealed wound 26 years on.
Their lives were brutally taken, and justice and accountability remain overdue.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) January 15, 2025