Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyra e noterit Kabil Merovci gjobitet me 4 mijë euro për largim të paligjshëm nga puna të një gruaje shtatzënë (Dokument)

22/07/2025 - 13:15
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Zyra e noterit Kabil Merovci gjobitet me 4 mijë euro për largim të paligjshëm nga puna të një gruaje shtatzënë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkelja e të drejta të punëtorëve nga punëdhënësit ka qenë një problem që e përcjellë Kosovën prej pas luftës, ku në mesin e shkeljeve te gratë shumë herë është theksuar çështja e ndërprerjes së kontratave gjatë kohës së shtatzënisë, kohë kur gratë e punësuara janë të mbrojtura edhe me ligj.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Mitrovicë, ku Qëndresa Mehmeti Hasani është ankuar në redaksinë e Veriu.info, se i është ndërprerë marrëdhënia e punës në mënyrë të kundërligjshme gjatë kohës së shtatzënisë, pretendim të cilin e ka vërtetuar edhe Inspektorati i Punës përmes gjobës të shqiptuar ndaj ish punëdhënësit të saj.

Veriu.info ka siguruar vendimin e Inspektorati i Punës të nxjerrë më 2 korrik 2025 në bazë të ankesës së Qëndresa Mehmeti Hasani, me te cilën shqiptohet masa ndëshkimore prej katër (4) mijë euro ndaj subjektit juridik “Kabil Merovci” B.I. me seli në Mitrovicë, që është zyra noteriale e noterit Kabil Merovci.

Zyra e Noterit Kabil Merovci është gjobitur me tre (3) mijë euro për cenimin e dispozitës së nenit 53 të Ligjit të Punës, i cili ndalon shkëputjen e kontratës gjatë kohës së shtatzënisë. Pra, për ndërprerje të marrëdhënies së punës për Qëndresa Mehmeti Hasani.

Më pesëqind (500) euro është gjobitur për cenim të dispozitës së nenit 20 të Ligjit të Punës, nen i cili përcakton orarin e punës.

Ndërsa, edhe me pesëqind (500) euro tjera është gjobitur për cënim të nenit 71, i cili rregullon kohën e njoftimit për ndërprerjen e kontratës së punës që është 30 ditë për kontrata nga gjashtë (6) muaj deri në (2) vite punësim, 45 ditë për kontrata prej dy (2) deri në dhjetë (10) vite punësimi dhe 60 ditë për kontrata mbi dhjetë (10) vite punësim.

Veriu.info ka kontaktuar me noterin Kabil Merovci të cilin e ka pyetur pse i është ndërprerë marrëdhënia e punës ish punëtores Qëndresa Mehmeti Hasani dhe se a do ta zbatoj vendimin e Inspektoratit të punës.

Në përgjigjen e noterit Kabil Merovci për Veriu.info thotë se nuk i ka ndërprerë kontratë, por sipas tij, e njëjta i ka skaduar.

“Sa i perket pyetjes tuaj te pare ju informoj se Zonjes ne fjale nuk i eshte nderprere kontrata, mirepo te njejtes i ka skaduar, ndersa lidhur me pyetjen e dyte, Ju informoj se jemi ne fazen e ankeses kunder vendimit dhe varesisht prej procedures se ankeses atehere do ti ndermarrin veprimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e noterit Kabil Merovci për Veriu.info.

Më poshtë gjeni të plotë vendimin e Inspektoratit të Punës:

JU REKOMANDOJMË

Takimi Osmani-Anu Prattipati, nga Presidenca japin detaje

Takimi Osmani-Anu Prattipati, nga Presidenca japin detaje
05/03/2026 - 20:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, gjatë të cilit u...

Më shumëDetails

Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës
05/03/2026 - 19:52

Me 6 vota për dhe 2 kundër Komisioni për Legjislacion i ka miratuar amandamentet kushtetuese të paraqitura nga presidentja Vjosa Osmani. Deri te votimi i këtyre amandamenteve është...

Më shumëDetails

Cakolli: Nëse amendamentet miratohen në këto rrethana nuk mund të ketë zgjedhje presidenciale

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
05/03/2026 - 19:45

Eugen Cakolli në lidhje me votimin e Presidentit direkt nga populli, ka thnë se kjo ide mund të jetë pjesë e një debati serioz për reformën kushtetuese. Por,...

Më shumëDetails

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës
05/03/2026 - 19:24

Vetëvendosja me 6 vota “për” votoi që të shkojnë në Kuvend të Kosovës amandamentet kushtetuese të 2011-ës për ndryshim të mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Ndërsa...

Më shumëDetails

Gazetari Kelmendi ironizon për propozimin që populli ta zgjedh presidentin, e quan sezon të ri të serialit

“Vota kushton 110 euro”/ Kelmendi: Kjo veç rritje rrogash nuk është, transaksion i dobët biznesor
05/03/2026 - 19:00

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar për propozimin për amendamentime që të mundësohet zgjedhja e Presidentit direkt nga populli. Kelmendi ka...

Më shumëDetails

Osmani do që të zgjidhet direkt, VV po i përgjigjet pozitivisht, Rrustemi tregon për detyrën që Haxhiu ia dha komisionit

Osmani do që të zgjidhet direkt, VV po i përgjigjet pozitivisht, Rrustemi tregon për detyrën që Haxhiu ia dha komisionit
05/03/2026 - 18:55

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi presidentja Osmani ka dërguar në Kuvend amendamentet për ta ndryshuar Kushtetutën. Ai ka thënë se si Komision për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja Meliza Haradinaj

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë