Të dielen KQZ kishte publikuar rezultatet preliminare të votave që morën kandidatët për kryetar të Mitrovicës.
Në vendvotimin “Ish Shkolla Bujqësore”, sipas numërimit në shkolla Arian Tahiri kishte marrë 111 vota, ndërsa Faton Peci kishte marrë 52 vota, raporton Veriu.info.
Pas verifikimit të vota në qendrën komunale, KQZ ka publikuar të dhëna të reja, ku Veriu.info ka gjetur se Arian Tahiri tash ka 124 vota. Pra, në numërimin e parë është dëmtuar me 13 vota.
Ndërsa, pas verifikimit të votave, Faton Peci ka 58, 6 më shumë se numërimi në shkollë, ku kishte 52 vota.
Ndryshe, të marten Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte bërë të ditur se Policia e Kosovës ka filluar grumbullimin e informacioneve për vjedhje të votave në Mitrovicë.
Rezultati në Mitrovicë ishte befasues për shkak se të gjitha exit poll-et e publikuara pas mbylljes së qendrave të votimit tregonin për një fitore pa balotazh të Tahirit./Veriu.info
Linku për verifikim të rezultateve: https://resultslocal2025.kqz-ks.org/results?municipality=11&electionType=1&votingStation=11/1108&pollingClass=0