Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtarëve serbë u pengoi flamuri kombëtar, dështon takimi me KKSh-në Bujanoc

16/07/2025 - 09:26
në Lajme
A A
Zyrtarëve serbë u pengoi flamuri kombëtar, dështon takimi me KKSh-në Bujanoc
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një takim i djeshëm në mes kryetarit të Trupit Koordinues (TK) të qeverisë serbe për Preshevë, Bujanopc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinoviq, ushtruesit të detyrës së drejtorit të shërbimit të TK në Bujanoc, Nenad Mitroviq dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka dështuar për shkak se dy serbët kanë refuzuar të mbajnë takim në një sallë ku ishte i vendosur flamuri kombëtar shqiptar.

Kështu së paku ka thënë vetë Rexhepi përmes një postimi në Facebook, i cili shprehet se qysh nga kërkesa për takim, e ashtu edhe gjatë organizimit të detajeve të takimit, nga zyrtarët e Trupit Koordinues kishte tendenca dashakeqe që si i tillë takimi të dështojë, “por sigurisht tendencat ishin që barra e fajit për dështimin e takimit të bie mbi Këshillin Kombëtar Shqiptar”.

Fillimisht, sipas tij, kërkesa e tyre ishte që takimi të mbahej në ambientet e shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc, e pas refuzimit tonë, kërkesa e radhës, “edhe më absurde se e para, ishte që takimi të mbahet në, siç thoshin ata ‘lokacion neutral’, gjegjësisht në Sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc”.

“Këto kërkesa absurde, që në thelb përbëjnë mosnjohjen e Këshillit Kombëtar, si institucioni i vetëm që përfaqëson shqiptarët, nga ana jonë morën përgjigjen definitive, që takimi duhet të mbahet në hapësirat e Selisë së KKSh”.

“Edhe pas dakordimit përmes komunikimit zyrtar mes Trupit Koordinues dhe shërbimit të Këshillit, kërkesa tjetër ishte që takimi të mbahet, por në ambiente ku nuk ka asnjë flamur të vendosur”.

“Në këto hapësira, që nga themelimi i Këshillit si institucion e deri më tani, janë mbajtur takime të ndryshme me zyrtarë e përfaqësues shtetërorë të Serbisë, pikërisht në hapësirat ku qëndron i vendosur flamuri kombëtar”.

“Prandaj, informacionin se flamuri kombëtar do të qëndrojë në hapësirat ku ishte paraparë takimi, zyrtarët e Trupit Koordinues e kishin të qartë, dhe mbi këto premisa u dakordua takimi i sotëm në ora 14:30”, tha Rexhepi.

Tërë këtë zhvillim, ai e quan skenar të dobët, të përgatitur vetëm për spektakël mediatik, “kinse kryetari i Trupit Koordinues u ndie i befasuar me flamurin kombëtar në zyrën e takimit, ishte skenë sa e gërditshme, po aq denigruese për një përfaqësues shtetëror”.

Ai thotë se një shfaqje si kjo e sotmja, më së miri dëshmon mbi mosdurimin që ka në përgjithësi kjo garniturë udhëheqëse e Serbisë, e të cilën sot vetëm e interpretoi Aleksandar Martinoviq e Nenad Mitroviq.

Rexhepi thotë se kërkesat e shqiptarëve, të parapara që të diskutohen në takimin e paraparë, ishin që të diskutohej mbi Planin Aksional për periudhën 2023-2026, i aprovuar nga vetë Qeveria e Serbisë, e ku Trupi Koordinues ishte ndërmjetës në implementimin e tij.

Poashtu, ai tha se Martinoviqit do t’i bëhej një kërkesë e hapur në mënyrë që Plani Aksional do të diskutohet vetëm në nivele të larta shtetërore, edhe atë vetëm pas një raporti deri ku ka arritur realizimi i tij deri tani dhe cilët do të jenë hapat konkretë në të ardhmen.

“Në të kundërtën, çdo tentativë përmes Martinoviqit e Mitroviqit që me mbështetje simbolike të projekteve të caktuara dhe dialog bosh, është vetëm prolongim dhe tentim për ikjen nga përgjegjësia të cilën e kanë ndaj dokumenteve të nënshkruara nga vet institucionet shtetërore”, theksoi Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

JU REKOMANDOJMË

Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet nesër për seancën e 48-të me radhë
Kryesore

Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet nesër për seancën e 48-të me radhë

16/07/2025 - 20:35
Van Dijk dhe De Jong largohen nga grumbullimi me Holandën, mungojnë ndaj Bosnjës
Lajme

Mosnjohja e vendimit të Supremes, Kryeziu: Kjo s’është më ndikim apo presion – është nxitje për anarki

16/07/2025 - 20:16
Zogaj: Pas disa orëve besoj se prapë vazhdojmë me seancën
Lajme

Zogaj: Supremja e vërtetoi se Qeveria po merr vendime jashtëligjshëm, prokuroria të marrë masa

16/07/2025 - 20:06
Haradinaj për Specialen: Ky trup gjykues ka mision politik me dënu UÇK-në
Lajme

Haradinaj për Specialen: Ky trup gjykues ka mision politik me dënu UÇK-në

16/07/2025 - 19:57
Krasniqi: “S’kam inat me Serbinë, por me UDB-ashët tanë që i kemi në çdo institucion!”
Lajme

Krasniqi: “S’kam inat me Serbinë, por me UDB-ashët tanë që i kemi në çdo institucion!”

16/07/2025 - 19:19
Kica Xhelili: LVV-ja do t’i marrë 51 mandate përmes manipulimit, nuk do t’i lëmë!
Lajme

Kica-Xhelili: A po iu duket gjithçka e pakuptimtë? Ky është pikërisht qëllimi i pushtetit të Kurtit

16/07/2025 - 19:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I vendosen shiritat pompës e derivateve Kastrati, policia në vendngjarje (Foto)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Po argëtoheshin në shtëpi private me muzikë të lartë” – përplasje mes policëve të trafikut dhe një eprori të lartë, në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së e biznesmeni i njohur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë