Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN ka thënë se Administrata Trump po parashikonte që Teherani do të hakmerrej pas sulmeve të ShBA-së në vendet bërthamore iraniane gjatë fundjavës dhe presidenti nuk dëshiron më shumë angazhim ushtarak në rajon.
“Ne e dinim se ata do të hakmerreshin”, është shprehur ai.
Zyrtari tha se vlerësimet fillestare ishin se raketat nuk goditën objektivat e tyre të synuara, raporton CNN.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se mbrojtja e saj ajrore kapi një sulm raketor iranian në bazën ajrore amerikane në vend.