Në janar të vitit 2023 kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kishte vënë gurthemelin për tregun e gjelbër të qytetit, projekt bashkëfinancim mes organizatës humanitare ”Islamic Relief Kosova” dhe Komunës së Vushtrrisë, raporton VeriuInfo.
Kur kanë kalusr rreth 1 vit e gjysmë nga vënia e gurthemelit, kryetari Ferit Idrizi sot ka vizituar punimet që po zhvillohen në kuadër të këtij projekti.
“Po vazhdon me intensitet të lartë puna në tregun e gjelbër dhe parkingun nëntokësor! Me pamjet nga betonimi i pllakës së dytë, ju uroj fundjavë të mbarë!”, ka shkruar Idrizi në Facebook, krahas një video që tregon për punimet që po kryhen aty.
Pra, 1 vit e gjysmë nga vënia e gurthemelit ky projekt është akoma në fazën e betonimit të pllakës së dytë, që është shumë larg realizimit përfundimtar dhe vendosjes së tregtarëve aty.

Vlera e këtij projekti është rreth 1 milionë euro, ku aty sipas njoftimit fillestar të Idrizit, do të funksionalizohet edhe pjesa e restorantit./VeriuInfo












