
Pas gati 1 viti vonesë drejtoria e Arsimit në komunën e Mitrovicës ka njoftuar se ka ekzekutuar mjetet financiare si shpërblim për 33 mësimdhënësit e dalluar të kësaj komune, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Drejtoresha Drita Kadriu e ka dhënë këtë njoftim publikisht duke pretenduar si storie suksesi, por ajo si duket “ka harruar” se ky shpërblim u nda pas gati 1 viti.
Por se çfarë motivi mund të jetë kjo për mësimdhënësit kur e para e Arsimit përmes kësaj vonese demotivon mësuesit për punë më të madhe.
Është pothuajse nënçmuese për një mësimdhënës që te pres gati 1 vit për një shpërblim pothuajse simbolik.
Gazeta Online VeriuInfo ka raportuar para pak javësh ekskluzivisht për këtë vonesë, ku mësimdhënësit kanë konfirmuar se nuk u ishte bërë pagesa.
Madje drejtoresha Kadriu kishte refuzuar të flas para kamerës.












