Kryetari i Listës Guxo në Gjermani, Berlind Gajraku, do të paguhet nga 1 mijë euro në muaj, për dhjetë muaj rresht nga Ministria që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, një nga kryetaret e partisë Guxo.
Më 10 shtator 2023, ministrja e jashtme Donika Gërvalla, do të publikonte në Facebook një thirrje për Programin për Diplomaci Qytetare, i cili parasheh ndarjen e bursave për të rinjtë e diasporës.
Programi ku të rinjtë e diasporës kosovare, ftoheshin të aplikonin, do të ishte një thirrje që do të ishte e hapur, për vetëm një ditë.












