
Gazetari Parim Olluri, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për përgjimin të cilin e ka siguruar Gazeta Nacionale, lidhur më ryshfetin në Ministrinë e Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu.
Olluri ka thënë se në këto momente secili nga të përfshirët do të duhej të prisnin në radhë për t’u intervistuar nga prokurori.
Ai po ashtu tha se a ka ndonjë prokuror që guxon ta pyes Ministrin Aliu se sa para mori nga shumë prej 30 mijë eurosh që flitet në përgjimet.
Postimi i plotë:
10 qitash, 20 ma vone…
Kah shperndahet ryshfeti te rrethi i ngushte i Liburn Aliut si vaji ne tepsi. Ne shpejtesi e ne cilesi.
Ne rrethana normale, ne keto momente do te ishin duke pritur ne rend me u intervistu nga prokurori secili prej te perfshireve: Halil Jahaj- daja i keshilltarit te ministrit, Idrizi- punetori i Halilit, Florent Ramqaj-keshilltari i ministrit si dhe shefi i tyre Liburn Aliu.











