Kandidati i AAK-së për deputet me numër 10, Besnik Tahiri, mbajti takim me banorë të lagjjes Kolovica të Prishtinës, para të cilëve potencoi faktin se Prishtina me AAK-në ka fituar statusin e kryeqytetit.
Tahiri është zotuar se AAK do t’i hap rrugën zhvillimit në dy lagjet më të mëdha, Kolovicë dhe Kodrën e Trimave, përmes zgjidhjes së plotë të çështjeve të pronës dhe procesit të legalizimit, shkruan VeriuInfo.
Me AAK-në Prishtina e fitoi statusin e kryeqytetit
Në lagjen Kolovicë, në konakun e Nazmi Canollit, mes dashamirëve ishim së bashku me kolegët Ahmet Isufin dhe Brahim Mehmetajn.
Prishtina, me ndihmën e Aleancës dhe Ramush Haradinajt, e ka fituar statusin e kryeqytetit. Ndërsa prishtinasit, njerëzit e saj, e dinë mirë se kush flet dhe kush vepron.
E vetmja periudhë kur Kryeqyteti është trajtuar si partner dhe jo si mjet për beteja politike ishte gjatë qeverisjes Haradinaj.
Kthimi i pronësisë së Pallatit të Rinisë, financimi shtesë dhe projektet për Unazën e Madhe janë dëshmi e kësaj.
Ne do t’i hapim rrugën zhvillimit në dy lagjet më të mëdha, Kolovicë dhe Kodrën e Trimave, përmes zgjidhjes së plotë të çështjeve të pronës dhe procesit të legalizimit.












