Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj sulmeve që protestuesit serbë i bënë KFOR-it, Policisë e gazetarëve.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se këto sulme duhet që ndalen menjëherë dhe janë të papranueshme.
Haradinaj shtoi se kryeministri Kurti nuk duhet të marrë asnjë vendim pa koordinimin me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.
Shkrimi i plotë
Më vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë!
U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës! Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO!
Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike!













