Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

109 të arrestuar në Prizren, nisin hetime për manipulim votash edhe në këtë komunë

23/01/2026 - 17:58
në Kryesore, Lajme
A A
Intervistohen komisionerët e të gjitha partive, disa të ndaluar në Prizren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Gjakovë të premten ka njoftuar se ka autorizuar Policinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për dyshimet për manipulime me vota për kandidatët për deputetë në Komunën e Malishevës.

Në njoftim, Prokuroria ka thënë se hetimet do të synojnë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e informatave dhe sigurimin e provave relevante.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe të trajtojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Malisheva ishte prej komunave që pati 100 për qind vota të rinumëruara. Dhe më së shumti dallavere pati në Partinë Demokratike të Kosovës. Tre kandidatëve të kësaj partie iu hoqën vota të konsiderueshme. Gazmend Maliqajt iu hoqën 927 vota, Fetah Paçarizit 728, i cili gjithashtu pati mbi 6 mijë vota më pak pas rinumërimit në Prizren dhe Adnan Thaqit 703. Hajdar Beqa ka 244 vota më pak e Arbnore Salihu 209.

Nga partitë e tjera, Gëzim Hazrolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës pati 340 vota më pak, ndërsa Valon Hoti e Gani Krasniqi të Lëvizjes Vetëvendosje patën 312 respektivisht 271 më pak.

Gjatë ditës së sotme, në Prizren u arrestuan rreth 109 persona mbi dyshimet që kanë bërë dallavere me votat për kandidatët për deputetë.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiqi i thur lavde Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

Vuçiqi i thur lavde Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në
22/05/2026 - 22:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe shtoi se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e tij...

Më shumëDetails

Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite

Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite
22/05/2026 - 22:13

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në emisionin “Politiko”, ka komentuar edhe situatën politike dhe prishjen e marrëdhënieve me Albin Kurti. Osmani...

Më shumëDetails

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin
22/05/2026 - 21:53

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave për vizitat dhe deklaratat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Më shumëDetails

KQZ shpërndan rreth 50 mijë pako me fletëvotime për diasporën në ditën e parë të votimit me postë

KQZ shpërndan rreth 50 mijë pako me fletëvotime për diasporën në ditën e parë të votimit me postë
22/05/2026 - 21:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë rreth 50 mijë pako individuale me fletëvotime për votuesit me postë për zgjedhjet e 7 qershorit, brenda një dite nga nisja e...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT | Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë

LAJMI I FUNDIT | Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë
22/05/2026 - 21:25

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë, duke premtuar mbështetje, siç u premtoi ai “me të...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ibrahim Rugova qau kur mori lajmin për aktakuzën nga Haga

Haradinaj: Ibrahim Rugova qau kur mori lajmin për aktakuzën nga Haga
22/05/2026 - 21:10

Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga momentet më të rënda politike dhe emocionale të pasluftës në Kosovë, duke treguar se si ish-presidenti Ibrahim Rugova e përjetoi aktakuzën që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë