I pari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka reaguar pas raportimeve se vetëm për dy dreka zyrtare ai kishte shpenzuar 1200 euro. Thotë se këto para u shpenzuan, por jo ashtu siç u raportua.
Të dy drekat zyrtare janë shtruar në të njëjtin restorant, dhe opozita i ka quajtur shpërdorim i parasë publike.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Aliu, i cili vjen nga radhët e VV’së, ka treguar se si u shpenzuan ato para.
Ai tha se “800 euro janë ndarë për shënimin e 23 vjetorit të Betejës së Pashtrikut dhe organizimin e një darke për veteranët e UÇK-së në Komunën e Shtimes, ndërsa shuma prej 400 euro është ndarë për promovimin e librit të shkrimtarit shtimjan Banush Imerit, duke e ditur rëndësinë që paraqet një libër i tillë”.
“Këto dy shuma janë ndarë nga financat e parapara për Kryetarin, pasi zyra e financave nuk ka gjetur mënyrë tjetër të pagesës sipas kodeve të përcaktuara buxhetore”, theksoi ai.
Postimi i plotë:













