Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

13 vite pas vdekjes rrëfehet nëna e Kosovare Kurtajt: Vajzën ma dhunuan e pastaj e vranë

10/04/2023 - 04:01
në Kryesore, Lajme
A A
13 vite pas vdekjes rrëfehet nëna e Kosovare Kurtajt: Vajzën ma dhunuan e pastaj e vranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosovare Kurtaj një shtetase e Kosovës që po jetonte në Francë vdiq në Kosovë në dhjetorin e vitit 2010. Rasti i saj ende nuk ka marrë epilog. Fillimisht u tha se vdiq në aksident dhe pastaj u ngritën dyshimet se dikush e dhunoi e vrau e pastaj inskenoi aksidentin. Ky dyshim u ngrit pas zhvarrimit që iu bë në 2015.

Për InDoks është rrëfyer nëna e viktimës, Bedrije Kurti që sot e 13 vite ndjenjë po të njëjtën dhimbje. Flet nga Franca atje ku jeton, për shkak se është kërcënuar dhe për t’i shmangur ndonjë fatkeqësie siç thotë ajo nuk vije më në Kosovë.

E ëma është e bindur që vajza i është vrarë.

Ajo foli për momentin se si e kuptoi që e bija kishte pësuar kinse aksident.

“Unë kam qenë në shtëpi. Më ka thirrur në telefon Arsim Ferizi, bashkëjetuesi i vajzës sime, që ka bashkëjetuar 13 vite, dhe më ka thënë se duheni me ardhë se ka bë ndeshje në komunikacion në Milloshevë, të cilat fjalë unë nuk i besoj se nuk është e vërtetë…”, ka thënë ajo për InDoks.

Zonja Bedrije e cila jeton në Francë, ka treguar se ku ndodhej kur e bija i vdiq.

“Unë nuk jam kanë atje (Kosovë).Jam ardhë të nesërmen kur ka ndodhë aksidenti. Vajza ka shkuar të mërkurën e ka qit këtu në aeroport me gjithë motrën e vet e cila ka ardhë këtu”.

Pas ardhjes në Kosovë, ajo hedh dyshimet e para – nuk u la ta shoh trupin e vajzës, e nuk ia kreu vet procedurën e larjes nga hoxhonica, iu tha se ishte kryer si ceremoni.

“Vendimin këtu (për varrim), unë tash sinqerisht kam qenë shumë keq në atë gjendje  gjithkush mundet me të çu kah të dojë më ba çka të donë më juve. Ka ardhë kunati prej Austrie tha se duhet me marrë hoxhenicën, ka qenë prezentë tek shpija e burrit, du me pru hoxhenicën me pastru vajzën qysh e kem traditë edhe Arsim Ferizi ka ndërhy tha se unë ia kam paguar hoxhenicën e kanë çu me çarçaf të pështillet tek ky në morg”, u shpreh e ëma e të ndjerës.

Personi që kinse ishte shofer është Ervin Zejneli, i cili për rastin kishte qëndruar në paraburgim për disa muaj.

Ajo thotë se e takoi me kërkesë të të dashurit të vajzës (Kosovares), pa që s’kishte asnjë gërvishje. Këtu sipas saj filluan dyshimet tjera.

“Kur kam bo pyetje pastj, s’është e vërtetë nuk ka pasur hoxhonicë në morg. Edhe ky zotëria pas varrimit të vajzës i ka pru në Mitrovicë 12 vetë tek restauronit “Raza” përballë… kur kam hy unë në restorant ka qenë ish-drejtori i Trepçës se po ia harrojë emrin, një hoxhë e kish marrë, babai… ata plotë aty unë isha me mërzi timen. Arsim Firizin  u largu me 3-4 vetë, a mu më tha me ta po shkojë kur e nxjerri ai babai i tij një dokument tha edhe një burrë tjetër shkruaj qeta tha se djali është sëmurë, tha, në burg ku është tha  avokati i tij tha Azem Vllasi. Ai erdhi me një maicë kimon, u kanë i zhveshun asnjë gërvishtje”.

Ajo rrëfën për InDoks se çka iu tha në Emergjencën e Obiliqit, se si mjekët e përzgjedhur për rastin i thanë që goma ia kishte shkelur kokën.

Por kjo sipas saj është e pamundur bazuar edhe në atë se çka i kanë thënë ekspertët nga Franca.

“…Në Emergjencë, thanë veshin e ka pasur qetu të djegtë (prapa) ja kanë shti nën flokë. Kur u shku në Emergjencë e kanë çu, vajza e ka vrimën pas veshit të djathtë. Unë nuk e kuptojë prej ka vjen kjo, kur e kanë bë zhvarrimin 2015 që ka ardhur vendimi nga prokurorja Bojaxhiu, e kanë bë një analizë e krejt, pasi jam kërcënuar unë, kur iu ka bë një analizë e dytë se ka kërkuar edhe njëherë me u analizu”.

Sipas saj, pretendimi se goma ia ka shkelur kokën vajzës nuk qëndron.

“Mua më kanë gënjyer 5 mjekë të cilët e kanë kundërshtuar edhe thonë ja ka shkel goma e kerrit kokën edhe iu ka nda kafka po sipas mendimit tim  edhe ekspertëve në Francë, se unë kam kërkua këtu edhe nëse i ka hipur goma mbi kokë, nëse ka qenë dheu i butë nuk ka shansa me iu thy kafka, ajo është gënjeshtër e tyre, që këta janë tu e mbulu rastin e vajzës. Ajo është krim”, ka deklaruar ajo.

Intervista me nënën e Kosovare Kurtajt është realizuar nga kushtet që ajo mund të ofronte nga Franca. Por, për shkak që ende beson që nuk ka marrë drejtësi, ajo e kishte tepër të vështirë që të fokusohej në një temë. Për këtë InDoks ka intervistuar avokatin që ajo ka angazhuar në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë