Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nuk dorëzohet Ukraina, i thotë jo kapitullimit në Mariupol

22/03/2022 - 08:14
në Kryesore, Lajme
A A
Nuk dorëzohet Ukraina, i thotë jo kapitullimit në Mariupol
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ukraina nuk pranon kapitullimin në Mariupol, pavarësisht ultimatumit rus. Para valës së refugjatëve ukrainas, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shprehet, se çdo vend në Europë duhet të pranojë refugjatë.

Ukraina ka refuzuar ultimatumin për dorëzimin e qytetit të rrethuar Mariupol tek forcat ruse. “Nuk do të ketë kapitullim dhe dorëzim armësh”, tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Irini Veretshuk për gazetën “Ukrajinska Pravda”, të hënën në mëngjes. Kjo i është bërë e ditur palës ruse.

Gjeneralmajori rus, Mihail Misinzev deklaroi të dielën duke iu referuar Mariupolit, se ka një “katastrofë humanitare të tmerrshme”. Të gjithë atyre që dorëzojnë armët, do t’u garantohet një lëvizje e lirë nga Mariupoli.” Për këtë do të hapet një korridor të hënën paradite, ka bërë të ditur drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Mbrojtjes. Sipas Misinzev edhe civilëve do t’u mundësohet largimi nga qyteti në drejtim të Rusisë apo të zonave të kontrolluara nga Ukraina. Sipas palës ruse në Mariupol gjenden ende 130.000 vetë. Këshilli bashkiak i këtij qyteti kishte akuzuar Rusinë, se ka dërguar banorët në Rusi kundër vullnetit të tyre.

Ndërkohë negociatorët ukrainas dhe rusë kanë rënë në ujdi për një videokonferencë të hënën. Këshilltari i presidentit ukrainas, Myhajlo Podoljak u shpreh se “të dyja grupet e punës kanë punuar së fundmi intensivisht”. Por sipas të dhënave të Podoljkas bisedimet për fundin e luftës mes dy vendeve mund të zgjasin disa javë. Por ka shenja, sipas tij, se pozicioni i Moskës është më “i përshtatur” dhe më realist, sipas këshilltarit të presidentit Zelensky. Rusia kërkon çmilitarizimin e vendit dhe neutralitetin e Ukrainës. Ukraina ka sinjalizuar gatishmëri për neutralitetin, po kërkon garanci të forta nga perëndimi. Nga ana tjetër Kievi këmbëngul për paprekshmërinë territoriale

Baerbock dëshiron shpërndarje ndërkombëtare të refugjatëve

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka kërkuar solidaritet brenda Europës para valës së madhe të refugjatëve nga Ukraina. “Do të vijnë akoma edhe shumë shumë njerëz të tjerë. Ne do të duhet t’i shpërndajmë nga kufiri i jashtëm europian”, tha politikanja e gjelbër pas një vizite në një strehimore refugjatësh në Hanover. Këtë apel ajo dëshiron ta përsërisë në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel të hënën. “Çdo vend në Europë duhet të pranojë njerëz”, kërkoi Baerbock. “Ne duhet të çojmë njerëzit edhe përtej Atlantikut.”

Baerbock viziton një strehimore refugjatësh

Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden dëshiron të vizitojë Poloninë. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur, se Biden, siç ishte parashikuar, do të marrë pjesë të enjten në samitin e NATO-s , BE.së dhe G7-s në Bruksel. Të premten ai do të udhëtojë në Varshavë për një takim me presidentin polak, Andrzej Duda. Do të flitet edhe për krizën humanitare, që ka shkaktuar “kjo luftë e pajustifikuar dhe pa arsye e Rusisë kundër Ukrainës” bëhet e ditur nga Shtëpia e Bardhë./DW/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë