Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

14 vjet nga vdekja e avokatit dhe veprimtarit të LDK-së në Mitrovicë, Bajram Kajtazit

30/03/2026 - 10:00
në Lajme
A A
14 vjet nga vdekja e avokatit dhe veprimtarit të LDK-së në Mitrovicë, Bajram Kajtazit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot bëhen 14 vjet që kur u nda nga jeta avokati dhe veprimtari i njohur mitrovicas Bajram (Sinan) Kajtazi, një figurë që la gjurmë në jetën juridike, politike dhe shoqërore të Mitrovicës.

Bajram Kajtazi u lind më 14 qershor 1949 në Zasellë. Fillimisht kishte përfunduar Shkollën Normale, duke u përgatitur për profesionin e mësuesit. Pas përfundimit të studimeve, ai punoi si mësues në fshatin Bistricë, ndërsa më vonë edhe në Sibovc të Obiliqit.

Megjithatë, rruga e tij profesionale mori një drejtim tjetër. Ai vazhdoi studimet në drejtësi dhe u bë jurist, duke u dalluar më pas si avokat, profesion që e ushtroi me përkushtim dhe integritet për shumë vite.

Në vitet e tetëdhjeta, kur në Kosovë zhvilloheshin procese të mëdha politike dhe shqiptarët kërkonin realizimin e të drejtave të tyre politike dhe kombëtare, Bajram Kajtazi ishte ndër zërat e angazhuar kundër politikave represive të regjimit serb. Për shkak të angazhimit të tij politik kundër përpjekjeve të regjimit të Slobodan Millosheviqit, ai u dënua me burg në vitin 1986 nga regjimi i atëhershëm.

Pas daljes nga burgu, ai vazhdoi angazhimin e tij profesional dhe shoqëror. Në vitet më të vështira për Kosovën dha kontribut të rëndësishëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke qenë një ndër themeluesit e LDK-së në Mitrovicë dhe duke kontribuar në organizimin politik dhe qytetar të kohës.

Në fundvitet e 90-ta, Bajram Kajtazi ishte futur në listën e likuidimit nga regjimi serb dhe kërkohej kudo për t’u vrarë, siç u bë me shokët e tij të idealit. Ai ishte radhitur i 9-ti në këtë listë prej mbi 60 veprimtarësh në Mitrovicë.

Përveç aktivitetit politik, ai ishte aktiv edhe në jetën humanitare. Në vitet ’90 ishte aktivist i Shoqatës humanitare “Nëna Terezë”, ndërsa pas luftës në Kosovë për një kohë të shkurtër shërbeu edhe si kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës për Mitrovicën.

Për një periudhë ai ishte edhe përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Bajram Kajtazi ishte gjithashtu edhe sportist i dalluar. Ai e donte shumë futbollin dhe gjatë rinisë ishte ndër futbollistët më të mirë të Klubit të Futbollit “Bair”, i cili garonte në ligat ndërkomunale.

Ata që e njohën e kujtojnë si një njeri të drejtë, të guximshëm dhe të përkushtuar ndaj profesionit, familjes dhe çështjeve të vendit të tij.

Bajram Kajtazi ndërroi jetë më 30 mars 2012, ndërsa u varros në varrezat e Zasellës, duke lënë pas kujtimin e një njeriu që i shërbeu me përkushtim shoqërisë dhe vendit të tij.

JU REKOMANDOJMË

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë
21/10/2026 - 23:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me shitjen e pronave në Kosovë. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

A ka aspirata për kryetar të PDK-së? Deklarohet Sami Lushtaku

Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
21/10/2026 - 22:52

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës...

Më shumëDetails

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, por vetëm një herë

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
21/10/2026 - 22:35

Menaxheri i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka sqaruar kompetencat e presidentes për kthimin e ligjeve në Kuvend për rishqyrtim, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

Baton Haxhiu: Specialja ia huqi me Blerim Shalën, edhe regjimi i Millosheviqit kur e mori në burg i dërgoi ftesë
21/10/2026 - 22:22

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tij, gara për drejtimin...

Më shumëDetails

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë
21/10/2026 - 22:09

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka figura të afta që mund ta çojnë partinë përpara, por sipas tij, në krye...

Më shumëDetails

“4 euro metri katror”, Bajrami kritikon LVV-në për shitjen e pronave nga AKP-ja

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
21/10/2026 - 21:50

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë