Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

15 mijë litra veç fatura e fundit: Si u përfshi njeriu i pushtetit në AKP në dallaveret me benzinë me kompanitë në veri?

30/10/2024 - 14:40
në Lajme
A A
15 mijë litra veç fatura e fundit: Si u përfshi njeriu i pushtetit në AKP në dallaveret me benzinë me kompanitë në veri?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Burim Leci, aktualisht është zv/drejtor në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. I rekrutuar me një konkurs që po hetohet nga Prokuroria Speciale, ‘dosti’ i Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Kurti, megjithatë nuk e ka nisur rehat punën e re.

Gazeta Nacionale kishte raportuar javë më parë se si Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e kishte dërguar në Gjykatë emrin e Burim Lecit. Kjo pasi Leci, njeriu i pushtetit në AKP, para se ta merrte këtë pozitë kishte qenë drejtor në kompaninë e derivateve IP Petrol.

Sa kishte qenë drejtor në këtë kompani, Burim Leci, i kishte shitur jashtëligjshëm derivate disa kompanive serbe në pjesën veriore të Kosovës. Kjo ishte evidentuar gjatë inspektimeve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Madje, veç në faturën e fundit të hasur nga MINT, shitja ishte bërë për 15 mijë litra derivate.

Kjo kishte bërë që MINT të dërgonte në Gjykatën Themelore të Prishtinës një kërkesë për fillim të procedurës për kundërvajtje kundër Burim Lecit, që tash është njeriu i dytë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Gazeta Nacionale bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, ka siguruar komplet dokumentacionin dhe raportet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Aty konfirmohet se ish-kolegu i Luan Dalipit, njeriu i pushtetit, para se të dërgohej në AKP, bënte dallavere me derivate me kompanitë serbe në veri.

“Kërkesë për fillim të procedurës për kundërvajtje kundër operatorit ekonomik IP-KOS dhe Burim Leci”, thuhet në krye të dokumentit.

Më pas, evidentohen dallaveret që janë bërë me firmat serbe në veri.

“Gjatë inspektimit të kryer është konstatuar me procesverbalin e inspektimit se Operatori Ekonomik Miljan Bozovic, ushtron veprimtarinë tregtare të produkteve të naftës pa leje të shitjes me pakicë për benzinë e dizel”, thuhet në hyrje të raportit.

Por, cili ishte roli i IP-KOS dhe Burim Lecit si drejtor, para se i njëjti të dërgohej në Agjencinë Kosovare të Privatizimit?

“Operatori ekonomikë i lartëcekur (Miljan Bozoviq), në momentin e inspektimit ka prezantuar dokumentin e kërkuar si faturën e fundit të furnizimit të datës 10.07.2024 të lëshuar nga operatori ekonomik IP-KOS me adresë në Preos-Graçanicë, i njëjti ka shitur 15 mijë litër të produktit dizel”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Nacionale. Pra, firma ku Burim Leci ishte drejtor, veç në faturën e fundit kishte shitur 15 mijë litra dizel te kompania serbe, në kundërshtim me ligjin.

“Operatori ekonomikë IP-KOS ka shitur me shumicë produkt të derivatit dizel, personik që nuk ka leje të shitjes me pakicë të produktit, për çka ka qenë i obliguar me nenin 7, paragrafi 1. Një veprim i tillë, ndëshkohet sipas nenit 19 të Ligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtritshme”, thuhet në këtë dokument.

Kompania serbe Miljan Bozoviq të cilët IP-KOS me në krye Burim Lecin i shiste dizel, në raportin e MINT, del se nuk ka pasur leje. “Nuk posedon leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste, për çka ka qenë i obliguar, sipas ligjit të gjitha subjektet që merren me veprimtari të produkteve të naftës apo karburanteve duhet të pajisen me leje të vlefshme”, thuhet në raportin e Inspektimit.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ishte arsyetuar duke thënë se pas 1 korrikut, Burim Leci, nuk ka nënshkruar kontrata për kompani private.

“Z. Leci është njoftuar zyrtarisht nga AKP se është përzgjedhur në këtë pozitë me datë 1 korrik 2024. Pas 1 korrikut, z.Leci nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë me AKP-në në emër të ndonjë kompanie dhe nuk ka asnjë marrëdhënie pune me kompani apo organizata tjera. Për çështje të tjera, si ajo e konfliktit potencial të interesit, janë organet kompetente që trajtojnë rastet e tilla”, thuhet në përgjigje.

Skandal pas skandali

Sikur të mos mjaftonte skandali, zyrtarja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në emailet që ka siguruar Nacionale, i kishte shkruar direkt Burim Lecit. Por në cilësinë e zv/drejtorit të AKP-së. Këtij i kërkonte të merrte masa kundër kompanisë IP-KOS. Tragjikomike!

Në korrik të këtij viti, zëvendës drejtorit të AKP-së Burim Lecit, do t’i shkonte një e-mail nga zëvendës-Kryeinspektorja e Inspektoratit të Tregut znj. Fixhire Salihu, e ku në CC e-mail ishte edhe vetë ministrja Rozeta Hajdari – në të cilën njoftohej AKP-ja se pas inspektimeve në veri të Kosovës, më datën 16 korrik 2024 – operacion ku ishte e përfshirë edhe vetë AKP-ja, kishin gjetur se tre operatorë ekonomik po shesin naftë –me një fjalë – në të zezën.

Por, fundi i asaj e-maile, kishte edhe një njoftim:

“Gjithashtu janë inicuar kërkesë në gjykatën kmpetente ndaj tre operatorëve të cilët i kanë furnizuar apo shitur me shumicë prodkukt personit që nuk ka leje të shitjes me pakitë të produktit’

  1. IP Kos shpk me drejtor Burim Leci.

Sqaruar shkurt: kjo nënkuptonte se kompania e zëvendësdrejtorit të AKP-së, Burim Leci, ishte e implikuar në shitjen e naftës në të zezën ndaj kompanive në veri të Kosovës, ku Inspektorati bashkë me institucione të tjera si AKP e Policia e Kosovës, po bënte luftën kundër krimit.

Që nënkupton: Burim Lecit i kishte shkuar e-maili nga Inspektorati i Tregut, e cila implikonte vetë Burim Lecin në shitjen e naftës ndaj kompanive që institucionet kishin gjetur se po e shisnin naftën në të zezën.

Hetimet në konkursin ku njeriu i pushtetit u rehatua në AKP

Me datën 18 shtator të këtij viti, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit arriti një dokument me rëndësi nga Policia e Kosovës. Të autorizuar prej Prokurorisë Speciale, hetuesit kanë kërkuar nga AKP-ja të gjitha dokumentet për konkursin e datës 19 janar 2024, për pozitën e zv/drejtorit ekzekutiv për operativë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Në këtë pozitë, është emëruar Burim Leci. Ky konkurs tash është nën llupën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për dyshimet se ka pasur ndikime, dhe gjithashtu pas dilemave për konflikt të interesit.

Gazeta Nacionale e ka siguruar dokumentin e Policisë së Kosovës drejtuar AKP-së. Aty, Prkuroria ka urdhëruar dosjen e kompletuar të konkursit për këtë pozitë, dhe gjithashtu vendimin mbi të cilin Burim Leci është caktuar në pozitën e zv/drejtorit ekzekutiv operativ në AKP.

Deri te nisja e hetimeve, ka ardhur pas dyshimeve se ka pasur ndikime dhe gjithashtu të konflikt të interesit. Kjo, bazuar në dy arsye.

Burim Leci, ‘dost’ i Luan Dalipit, shef i kabinetit të kryeministrit Kurti. Leci e Dalipi kishin punuar bashkë në kompaninë MDA. Për këtë rast, kishte raportuar gazeta Reporteri muaj më parë.

“Kandidati Burim Leci del ka qenë një bashkëpunëtor i afërm i shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipit, një nga themeluesit në kompaninë Management Development Associates (MDA) në Prishtinë. Ka mbajtur pozitën e udhëheqësit të Divizionit për Zhvillimin e Qeverisjes në MDA, në të njëjtën kur biznesi drejtohej nga vetë Dalipi, para se ky i fundit, në shkurt të 2020-ës ta braktiste kompaninë e themeluar nga vetë ai për Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti”, thuhej në raportimin e Reporterit.

Dyshimet ishin shtuar edhe për konflikt të interesit. Kjo pasi Burim Leci, figuronte si drejtor menaxhues në “IP-KOS SH.P.K”, kompani që ka në pronësi pompa të derivateve “Ip Petrol”. E këta të fundi, kanë në shfrytëzim një numër të pompave të menaxhuara në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

“Z. Leci është njoftuar zyrtarisht nga AKP se është përzgjedhur në këtë pozitë me datë 1 korrik 2024. Procesi i rekrutimit ka zgjatur deri në korrik, për arsye se Agjencia ka respektuar afatet ligjore për ankesat e parashtruara në Komisionin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil të Kosovës KPMShCK. Pra, procesi i konkursit ka qenë i rregullt sipas procedurave ligjore në fuqi dhe nuk bëhet fjalë për ndikime gjatë këtij procesi të hapur, konkurrues dhe i bazuar në përzgjedhje sipas meritës “arritshmërisë së rezultateve të testit me shkrim dhe intervistave sipas procedurava standarde në fuqi””, thuhet në përgjigje.

Këto dy aspekte, pritet të marrin rrugë pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

15 mijë litra:

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë