Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

15 punëtorë vdiqën vjet në vendin e punës, sfidë numri i vogël i inspektorëve

11/02/2023 - 12:44
në Lajme
A A
Vdes punëtori 30 vjeçar, 8 ditë pas lëndimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë vitit 2022 në vendet e tyre të punës kanë vdekur 15 punëtorë. Sektori i ndërtimtarisë mbetet më i rrezikshmi, përderisa inspektimi i të gjitha vendpunishteve është i pamundur për shkak të numrit të kufizuar të inspektorëve të punës.

Aktualisht, vetëm 37 inspektorë të punës janë në dispozicion të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve.

Kreu i Inspektoriatit të Punës, Hekuran Nikçi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se pjesa më e madhe e vdekjeve ndodhin në sektorin e ndërtimtarisë. Si pasojë e kësaj, IP ka arritur që ta shtojë numrin e inspektimeve në terren. Ndërsa për gjobat e shqiptuara nga ky institucion, janë 359 sosh.

“Ky raport konstaton që për vitin 2022 kemi pasur 15 vdekje në vendin e punës, pjesa dërmuese e këtyre vdekjeve ndodhë në sektorin e ndërtimit, pra ky është një sektor më problematikë që ne si Inspektorat i Punës hasim. Pjesa tjetër mund të ju njoftoj që përgjatë vitit 2022 sidomos në 6 mujorit të dytë të viti 2022 kemi rritur numrin e inspektimeve dhe si rezultat kemi arritur tragetin e vendosur me ‘ERA’, i cili ka qenë 6 mijë ne e kemi tejkaluar këtë numër dhe kemi arritur 6032 inspektime. Gjoba të shqiptuara për vitin 2022 kemi pasur 359 gjoba”, tha Nikçi, teksa shtoi se gjobat e shqitpuara janë për sektorin e ndërtimtarisë.

“Numri i këtyre gjobave është shqiptuar kryesisht në sektorin e ndërtimit, pasi që ky është sektori ku ligji për siguri dhe shëndet në punë, por edhe ligji i punës gjejnë apo hasin shkelje më shumë. Shkaqet e vdekjeve janë siguri në punë, punëtorët të cilët kanë vdekur në vend punishtet e ndërtimit kryesisht janë sepse nuk janë të pajisur me mjete mbrojtëse në vendin e punës së tyre”, u shpreh Nikçi.

Nikçi ka folur edhe për të hyrat që kanë pasur gjatë vitit të kaluar. Sipas tij, të hyrat totale për vitin 2022 janë më shumë se 581 mijë euro.

“Gjatë viti 2022 Inspektorati i Punës kryesisht në periudhën e dyte të vitit 2022 ka arritur disa sukses, përgjatë kësaj periudhe ne kemi realizuar 14 aktivitete të prokurimit të cilat kanë pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve të punës të punëtoreve të Inspektoratit të punës duke filluar me renovimin e zyrave, pajisen me teknologji informative. Gjithashtu gjatë vitit 2022 kemi pasur rritje të të hyrave dhe mund të ju them se të hyrat totale për vitin 2022 janë 581 mijë e 367.85 euro ku prej tyre në periudhën janar-maj 2022 të hyrat kanë qenë 174 mijë e 357.89 euro”, tha ai.

Sfidë për këtë institucion, mbetet numri i vogël i inspektorëve, ku në total janë vetëm 37 sosh. Nikçi shpreson që ky numër të rritet, teksa thotë se janë në procedura të rekrutimit.

“Sfidat kryesore me te cilat Inspektorati ballafaqohet janë numri i pakët i inspektoreve të punës, momentalisht ne kemi 37 inspektorë të punës, 30 prej tyre janë burra, ndërsa 7 janë femra. Me këtë numër të inspektoreve që kemi është e pamundur r që në nivelet e kënaqshme të bëjmë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Andaj ne kemi marr veprime për rritjen e këtij numri dhe jemi në procedurë të rekrutimeve të reja. Për këtë vit është rritja e numrit të inspektorëve të punës, rritja e kapaciteteve në Inspektoratin e Punës sidomos me automjete zyrtare”, thotë ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë