Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bilanc tragjik: Për pesë ditë, katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në aksidente trafiku në Kosovë

04/08/2023 - 22:57
në Kryesore, Lajme
A A
Bilanc tragjik: Për pesë ditë, katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në aksidente trafiku në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që në fillim të javës, të hënën vdiqën dy persona në aksidente. Policia e Kosovës të premten doli me apel pas shtimit të rasteve të aksidenteve për kujdes të shtuar në trafik.

Katër persona të vdekur e qindra të lënduar është bilanci javor për aksidentet në trafik në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Një vdiq në Pejë, aksident në të cilin u përfshinë dy vetura dhe një traktor, e ku të lënduar mbetën edhe nëntë persona të tjerë.

“Pejë 31.07.2023-03:30. Raportohet se dy viktima meshkuj kosovarë janë lënduar pasi qe vozitësi i veturës ka humbur kontrollin gjate vozitjes.Ne vendngjarje kane dalur te gjitha njësitet relevante, epika mjekësore ka konstatuar vdekjen e vozitësit, kurse pasagjeri është dhënë ndihma e shpejte dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendngjarje ka dalur edhe prokurori me urdhër të tij trupi i pajetë  dërguar në IML-Prishtinë”, njoftoi policia.

Në po të njëjtën ditë vdiq edhe një i ri që aksidentalisht ra me veturë në lumin Drini i Bardhë. Në këtë aksident u lëndua rëndë edhe një person tjetër.

“Pejë 31.07.2023-22:40. Raportohet për një aksident trafiku në me të dy automjeteve dhe një traktori. Përveç dëmeve materiale  lëndime trupore kanë pësuar  tetë persona kosovarë/e . Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejë për tretman mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë , vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.  Me vendim të prokurorit dy drejtues meshkuj  kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi policia.

Me fatalitet përfundoi edhe një aksident mes një veture dhe një çiklisti. Një 66 vjeçar vdiq në Ferizaj pasi u godit nga një veturë, gjatë kohës sa po e drejtonte biçikletën.

“Rr. Riza Matoshi, Ferizaj 02.08.2023 – 13:50. Vozitësja femër  kosovare me veturë nga pa kujdesia, ka goditur biçiklistin mashkull  kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku si pasoj e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi , ndërsa vozitësja  është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

E dje vdiq edhe një e re, në një vetaksident në Skenderaj. Raportohet se e ndjera ka lënë pas dy fëmijë.

“Skenderaj 03.08.2023 – 05:45. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës doli sot me një apel për kujdes të shtuar në trafik.

“Bazuar në fluksin e madh të automjeteve që janë duke qarkulluar në rrugët e vendit, ardhja e bashkatdhetarëve, organizimi i ahengjeve familjare, rrjedhimisht është rritur edhe numri i aksidenteve në trafik, andaj me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimit të aksidenteve APELOJMË të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave, sepse jeta e njeriut është më e rëndësishme se tejkalimi i shpejtësisë dhe koha e arritjes në lokacionin ku jeni nisur”, thuhet në apelin e  policisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë