Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas intervistës së fundit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Mushkolaj thotë se Rama nuk e mori asnjë përgjegjësi për dështimet që janë bërë në komunën ku ai udhëheq.
Sipas Mushkolajt, Rama është dështak dhe krenar.
“E ngova pak Perparimin në një intervistë. Asnjë përgjësi për dështimet nuk e mori mbi vete. Sipas tij ai është i pastër, krejt fajet i kanë të tjerët. Plot fraza të thata, të zbukuruara me fjalë anglisht. Hiç ma shumë se një kotësinë, një dështak. Edhe dështak, edhe krenar”, shkroi Mushkolaj në Facebook.













