Sot ka ndërruar jetë aktorja e njohur e teatrit kosovar, Shirine Morina.
Kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime gjithë vendit dhe komunitetit artistik të Kosovës për vdekjen e aktores Morina.
Kurti ka kujtuar “rolet e saj si ajo e monodramës “Mbreteresha Teutë”, si dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shfaqjet “Hotel Kashta”, “Makbethi”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në filmin “Era dhe lisi”, si dhe serialet “Kombinati” dhe “Cimerat”, transmeton Veriu.info.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë, komunitetit artistik të Kosovës e gjithë vendit i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Shirine Morinës.
Në kujtesën tonë, do të qëndrojnë përjetë rolet e saj si ajo e monodramës “Mbreteresha Teutë”, si dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shfaqjet “Hotel Kashta”, “Makbethi”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në filmin “Era dhe lisi”, si dhe serialet “Kombinati” dhe “Cimerat”.
Vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin artistik. Shpirti i saj u prehtë në paqe!












