
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë mirëpritur 32 inspektorët e rinj shëndetësorë dhe farmaceutikë.
Këta inspektorë pritet ta kenë koeficentin 7.4 dhe shtesa deri 250 euro, ndërsa këtë trajtim nuk e kanë inspektorët sanitarë, ani pse janë në të njëjtën ombrellë.
Ndonëse kanë mjaft punë dhe shumë të rëndë, kanë koeficientin vetëm 7 dhe nuk kanë fare shtesa. Këta inspketorë merren edhe me zbatimin e ligjit për duhanin, i inspektojnë marketet dhe shqiptojnë gjoba deri 40 mijë euro për 3 muaj.
Të gjitha këto rreziqe që përballen inspektorët sanitarë prap se prap nga ministria e shéndetësisë nuk vlerësohen për punen që bëjnë.
Ndryshe, inspektorët sanitirë janê kthyer nën umbrellen e Ministrisë së Shëndetësisë por trajtimi ndaj tyre nuk është në nivelin e duhur.











