Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

18 milionë euro u harxhuan për zgjedhjet qendrore dhe lokale, KQZ-ja s’ka buxhet për të parakohshmet

11/11/2025 - 08:20
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ vendos datat për fushatën zgjedhore për balotazh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Afro 18 milionë euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit organizimi i zgjedhjeve nacionale në fillimvit dhe ato lokale më 12 tetor, përkatësisht më 9 nëntor. Nëse brenda këtij viti vendit i imponohen edhe një palë zgjedhje, atëherë Komisioni Qendror Zgjedhor do të përballet me një tjetër sfidë, meqë zyrtarët e saj kanë thënë se nuk kanë në dispozicion mjete financiare.

Nëse edhe i mandatuari i dytë, Glauk Konjufca, dështon që deri më 19 nëntor të formojë Qeverinë, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen më së largu në pjesën e dytë të dhjetorit.

“KQZ-ja nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për mbajtjen e një procesi të ri zgjedhor eventual gjatë këtij viti, prandaj nëse do të ketë zgjedhje KQZ-ja do të përgatisë një plan buxhetor të cilin si zakonisht, siç ka vepruar edhe herëve të kaluara, e përcjell për miratim në Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Në KQZ nuk kanë treguar se sa do të mund të kushtojë mbajtja edhe e një palë zgjedhjeve të parakohshme.

“KQZ-ja nuk ka planifikuar ndonjë shumë konkrete, sepse kjo do të bëhet nëse do të kemi një shpallje zyrtare të datës së zgjedhjeve”, ka theksuar Elezi.

KOHA ka kërkuar informacione nga Qeveria në detyrë nëse ka mjete në buxhet për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme dhe nëse ka hapësirë ligjore dhe buxhetore për rialokim të mjeteve të nevojshme për to, por nuk ka marrë përgjigje gjatë të hënës.

Për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ishin planifikuar 8.7 milionë euro, ndërsa sipas raporteve të KQZ-së, shuma e shpenzuar është rreth 7.9 milionë euro.

E për zgjedhjet lokale që u zhvilluan në rundin e parë në 38 komuna, e në të dytin në 18 sosh, ishte planifikuar buxhet prej 10.5 milionë eurosh. Por se sa u shpenzuan, sipas KQZ-së, do të dihet pas përmbylljes së tërë procesit. Sipas këtij institucioni, në bazë të përvojës nga proceset e kaluara zgjedhore, kostoja përfundimtare është më e ulët sesa ajo e planifikuar.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj

Abdixhiku: Shtesat do t’i rrisim dhe garantojmë me ligj
28/05/2026 - 18:54

Kandidati për kryeminsitër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për programin qeverisës dhe zotimet. Abdixhiku ka thënë se shtesat, përfitimet, beneficionet nuk do të jenë...

Më shumëDetails

Abdixhiku premton ndërtimin e centralit me gaz amerikan: 500 megavat energji për Kosovën

Abdixhiku: LDK-ja është trashëgimtare politike e shqiptarit më të madh, Ibrahim Rugovës
28/05/2026 - 18:53

“Do ta ndërtojmë centralin e ri me gaz, edhe atë gaz amerikan – 500 megavat energji për Kosovën”, ky është edhe një nga premtimet e kandidatit për Kryeministër...

Më shumëDetails

Gjobë për djalin e heroit që vendosi UÇK në targa, polici thirret në ligj

Gjobë për djalin e heroit që vendosi UÇK në targa, polici thirret në ligj
28/05/2026 - 18:34

Kosovar Azemi, djali i heroit Nijazi Azemi i njohur si Komandant Mjekrra, ka thënë se është gjobitur nga Policia e Kosovës për vendosjen e logos së Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK-ja është trashëgimtare politike e shqiptarit më të madh, Ibrahim Rugovës

Abdixhiku: LDK-ja është trashëgimtare politike e shqiptarit më të madh, Ibrahim Rugovës
28/05/2026 - 18:32

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryetari i LDK-së, gjatë fjalimit hapës, tha se partia po nis një kapitull të ri...

Më shumëDetails

Florin Krasniqi: Me e bo Fitore Pacollin ministre është afër tradhtisë kombëtare

Florin Krasniqi: Me e bo Fitore Pacollin ministre është afër tradhtisë kombëtare
28/05/2026 - 18:29

Kandidati i PSD-së për deputet, Florin Krasniqi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për figurën politike të Fitore Pacollit. Sipas Kransiqit, emërimi i Fitrore Pacollit...

Më shumëDetails

LDK nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit
28/05/2026 - 18:15

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Tubimi që ka nisur nga ora 18:00 po mbahet në Sallën “1 Tetori”, ku do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    663 Shpërndaje
    Shpërndaje 265 Tweet 166
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë