Rreth 40 minatorë mbetën të ngujuar në minierën e Trepçës për më shumë se 19 orë pas problemeve me energjinë elektrike në ashensor, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Minatorët arritën të dalin në sipërfaqe pas shumë përpjekjesh përmes daljes emergjente.
Në një video të siguruar nga Veriu.info shihen përpjekjet titanike të minatorëve për të dalë nga 800 metra thellësi, duke u ngjitur shkallëve emergjente.
Pavarësisht lodhjes dhe mundimeve minatorët nuk e prishën agjërimin pasi kishin ngrënë syfyr të ngujuar në minierë.
Veriu.info raportoi ekskluzivisht për të gjitha ngjarjet duke sjellur edhe pamje të minatorëve të ngujuar që nga momenti i parë deri në dalje në sipërfaqe.













