Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

2 mijë padi kundër Kuvendit të Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkak Ligji për Pagat në sektorin publik

05/05/2025 - 19:17
në Lajme
A A
2 mijë padi kundër Kuvendit të Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkak Ligji për Pagat në sektorin publik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shkak se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e zbatoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë dorëzuar rreth 2 mijë padi brenda një dite.

Një gjë e bëri të ditur gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Argzon Muçaj, gjatë diskutimit në emisionin “Tempus”, i cili do të transmetohet sot (e hënë) nga ora 20:10.

Fillimisht, gjyqtari Muçaj thotë se gjyqësori viteve të fundit është përballur me një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve që derivojnë nga kontratat kolektive apo udhëzimet administrative, e që kryesisht kanë të bëjnë me konteste të punës.

Sipas tij, këto konteste, Gjykata i trajton me prioritet sipas një strategjie të nxjerrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Mirëpo, thotë se të gjitha këto lëndë kanë një kosto shumë të madhe, përveç që ndikojnë në shpenzimin e madh të kohës, të njëjtat kanë edhe kosto financiare që drejtpërdrejt afektojnë edhe buxhetin e Kosovës.

“Në këtë rast, do të thotë se nuk janë lëndë komplekse për gjyqësorin, realisht nuk do duhej të ishin fare lëndë. Për arsye se në të gjitha këto raste të paditur janë institucione publike, pavarësisht se a mund të jenë komuna apo insitucione qendrore, agjenci qeveritare apo edhe ministria, tash së fundmi Kuvendi i Kosovës”, thekson gjyqtari Muçaj.

Për ato raste, Muçaj tha se ka vendimmarrje deri në Gjykatën Supreme, përjashtimisht këtyre që derivojnë nga 0.5%.

“Dhe në qoftë se e analizojmë dhe e shohim se nëse një vendim i kalon të gjitha instancat gjyqësore, konfirmohet nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, është shumë e pakuptimtë se si ato prap vazhdojnë të vinë në gjykatë, prap kanë vazhduar të vinë në gjykatë dhe të krijojnë shpenzime që në tërësi janë të pakuptimta dhe të panevojshme”, shtoi gjyqtari.

Kjo pasi, sipas tij, pothuajse derivojnë nga e njëjta bazë juridike dhe janë të konfirmuara edhe nga Gjykata Supreme. Ndërkaq, tha se së fundi, kanë filluar që të dorëzohen edhe paditë që derivojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Së fundmi, ne si Gjykatë Themelore në Prishtinë, vetëm kanë filluar të dorëzohen këto paditë që derivojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Brenda një dite janë pranu rreth dy mijë padi. Mund ta imagjinoni, nëse brenda një dite janë pranu dy mijë padi, sa apo si do të jetë fluksi në të ardhmen”, thekson gjyqtari Muçaj.

Sipas tij, kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në efikasitetin e trajtimit të lëndëve tjera, sepse përveç që kërkon angazhim maksimal të gjyqtarit, kërkon edhe angazhim të stafit administrativ.

“…edhe në këtë rast është një goditje e jashtëzakonshme për gjyqësorin, që në rrethana normale, në një vend, nuk do duhej të kishte ndodhur kjo, sepse janë pothuajse të gjithë zyrtarët publikë, apo nëpunësit publikë, që në këtë rast, nëse të gjithë paraqesin padi, numri i tyre mund të jetë mbi 80 mijë”, shton tutje ai.

Në anën tjetër, hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, thekson se si IKD vazhdimisht i kanë bërë thirrje dhe kanë avokuar te Kuvendi për t’iu përmbajtur procedurave drejt realizimit të këtij obligimi kushtetues, e që sipas tij, fatkeqësisht nuk ka pasur reflektim.

Ai thekson se përgjegjësia ekskluzive për këtë mosveprim bie mbi Qeverinë e Republikës së Kosovës tani në detyrë, e cila sipas tij ka pasur edhe shumicën parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Tash është e vërtetë që juridikisht Kuvendi shihet si institucion dhe i cili në këto situata paditet për shkak të mosveprimit të saj. Mirëpo, kur e dimë tash se si funksionon Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe përgjatë asaj kohe kush e ka pasur shumicën parlamentare brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, i bie që përgjegjësia ekskluzive për këtë mosveprim, bie mbi Qeverinë e Republikës së Kosovës tani në detyrë, e cila ka pasur edhe shumicën parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thotë Shala.

Përndryshe, më 20 mars 2025, IKD kishte organizuar takim diskutues me përfaqësues të partive politike të zgjedhur në Legjislaturën e IX-të, me përfaqësues të sindikatave të sektorit publik dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Në këtë takim ishte diskutuar për moszbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe është publikuar raporti me titull: “Mosveprimi i Kuvendit shkel të drejtat e 90,696 zyrtarëve publikë dhe rrezikon buxhetin shtetëror”.

Në raport thuhet se nëse Kuvendi nuk vepron dhe zyrtarët publikë detyrohen t’i drejtohen gjykatës, potenciali në këtë rast është se gjykatat do të vërshohen me rreth 90 mijë lëndë të reja, të cilat do të duhet t’i trajtojnë një për një.

“Kjo situatë do të rëndonte tejmase gjyqësorin me lëndë. Përpos gjyqësorit, kjo situatë do të dëmtonte edhe buxhetin e Republikës së Kosovës, për shkak të obligimit të pagesës së shpenzimeve procedurale. Në bazë të një kalkulimi të përgjithshëm, nga buxheti i Kosovës do të shpenzohen 35,770,502 euro për shpenzime procedurale, pa përfshirë kamatën ligjore dhe shpenzimet e mundshme përmbarimore”, ishte theksuar nga IKD.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë