
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se sot kujtohen e nderohen viktimat, familjet e tyre dhe heronjtë.
“21 vjet më parë, 3000 jetë humbën në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Sot ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, familjet e tyre dhe heronjtë që ndihmuan në kohën kur kishte nevojë”, ka shkruar Abdixhiku.










