
Lufta mori shumë të rinj luftëtar që nuk ia kishin frikën armikut Artim Jashari trimi nga Mitrovica që ishteshumë i lidhur me fatin e vendit do kthehej nga Suedia për luftën për liri, shkruan veriu. info
Në vitin 1995 është kthyer prej atje, duke e braktisur jetën që b`nte atje, për të qenë afër njerëzve të tij dhe Kosovës, pa të cilën nuk jetonte dhe e ndjente nevoj ti dilte zot.
Artimi është shquar sidomos gjatë protestave të studentëve në vitin 1997, e kishte qenë shumë herë i arrestuar dhe ishte keqtrajtuar rëndë në stacionin e policisë.
Artimi ishte student i anglishtes dhe i Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik, pas betejës në Prekaz më 5 mars 1998, me ç’rast kishte rënë komandanti legjendar Adem Jashari dhe shumë kushërinj e luftëtarë të tjerë, ishte mllefosur tej mase.
“Prej betejës së Prekazit, Artimi ai nuk pushoi asnjëmoment dhe i revoltuar kishte ndërmarrë aksionin ku me atë rast, ai i kishte lënë të vrarë tre policë serbë, ndërsa pak minuta më vonë kishte ndërruar jetë edhe vetë, nga një plumb që e kishte goditur”,
Ndërkaq, në shenjë respekti dhe nderimi për dëshmorin, është ndërtuar sheshi që mban emrin e tij, afër stacionit të autobusëve në Mitrovicë.












