Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

25 vite nga vrasja e Abedin Rexhës, i njohur si Sandokani

08/10/2023 - 11:03
në Kryesore, Lajme
A A
25 vite nga vrasja e Abedin Rexhës, i njohur si Sandokani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje, për çka dhe bashkëluftëtarët e tij e quajtën “Sandokan”. Ai u lindi më 8 korrik 1969 në Vajnik, komuna e Skenderajt.
Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, kurse studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë. Gjatë kohës së shkollimit të mesëm, në Skenderaj ra në kontakt me veprimtarët e ilegales. Asokohe shoqërohej me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin, me të cilët tashmë ishte i organizuar dhe shpeshherë shpërndante edhe trakte e afishe, ku bëhej thirrje për rezistencë kundër pushtuesit serbo-sllavë.

Duke qenë se pushtuesi i kishte rënë në gjurmë aktivitetit të Abedinit, me 1992, ai merr rrugën e mërgimit. Në vjeshtë 1996, kthehet në Kosovë, i ngarkuar me detyra të caktuara dhe mban takim me komandantin Adem Jashari. Ai hynë e del nga Kosova shumë herë. Më 6 maj 1997, Abedini së bashku me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Luan Haradinajn, Ilaz Kodrën, Ramiz Lladrovcin etj, i kalon Alpet Shqiptare. Në rrugë e sipër, ky grup luftëtarësh bie në pritë të forcave serbe dhe pas një luftimi të ashpër dhe rënies heroike të Luan Haradinajt, detyrohet të tërhiqet nga kufiri.
Dy muaj më vonë, në korrik 1997, Abedin Rexha së bashku me Adrian Krasniqin, Ilaz Kodrën, Ilir Konushevcin dhe luftëtarë të tjerë të lirisë, arrin të depërtojë në Kosovë dhe punojnë pa u lodhur në zgjerimin dhe konsolidimin e radhëve e UÇK-së.
Më 25 nëntor 1997, policia serbe shkoi në Vajnik për ta arrestuar Abedin Rexhën – Sandokanin. Abedini me dy vëllezërit, Brahimin dhe Afrimin, e me luftëtarë të tjerë u kishte dalë përballë bandave serbe dhe i kishte sulmuar. Në këtë sulm ishin likuiduar dy policë serbë, ndërsa gjatë kësaj përleshjeje, forcat serbe kishin plagosur Baki Krasniqin, 11-vjeç.
Më 26 nëntor 1997, komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari kishte urdhëruar t’u zihet pritë forcave serbe te vendi i quajtur Klisyra në Rezallë të Re. Krahas Adem Jasharit dhe Abedin Rexhës ishin rreshtuar në pozicione edhe Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra, Nuhi Geci e shumë luftëtarë trima.
Plani i armikut kishte filluar të vihej në veprim. Mirëpo në orët e para të ditës, forcat serbe u gjendën të rrethuar. Gjatë tërheqjes serbët kishin goditur për vdekje mësuesin Halit Geci, në oborrin e shkollës së Llaushës. Dhe, më 28 nëntor 1997, me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci në Llaushë, Mujë Krasniqi me shokët e tij Rexhep Selimin dhe Daut Haradinajn, duke qenë të armatosur shpallën publikisht fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, duke u paraqitur para masës së tubuar me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë vitit 1998, Lufta Çlirimtare vijoi të zgjerohej rrufeshëm, dhe Abedin Rexha nuk e përmbante dot zemërimin kundër pushtuesit, që masakronte pamëshirshëm fëmijë, gra, burra dhe pleq dhe ua digjte shtëpitë shqiptarëve.
Në fillim të gushtit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Abedin Rexhën e kishte caktuar Komandant të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës.
Gjatë muajve gusht-shtator 1998, komandant “Sandokani” luftoi pa iu trembur syri në shumë fushëbeteja. Dhe pikërisht në kulmin e ofensivave me përmasa të gjera shfarosëse nga forcat serbe, në të gjitha zonat Operative të UÇK-së, e veçanërisht në ZO të Drenicës më 8 tetor 1998, komandanti Abedin Rexha – “Sandokani”, vritet në pyjet e fshatit Kllodernicë të Skëndarajt.

Abedin Rexha pas vetes ka lënë bashkëshorten me dy fëmijë: Sokolin dhe Selveten. Heroizmi i tij është përjetësuar në shumë shkrime në shtypin tonë, në këngë e poezi, ndërsa shkolla e Turiçecit mban me krenari emrin e tij. /kp/

JU REKOMANDOJMË

“Dy ura dhe një mur politik”, Tahiri e ashpër me Kurtin: Pasojat do t`i paguajë shtrenjtë Kosova
Lajme

Tahiri: Aleatët duhet ta formojnë Qeverinë pa Kurtin si kryeministër

18/09/2025 - 20:26
Drejtori Tahiraj e bën “horë” ish drejtorin e LDK-së, ia zbulon 30 gabime drejtshkrimore në një reagim
Lajme

Drejtori Tahiraj e bën “horë” ish drejtorin e LDK-së, ia zbulon 30 gabime drejtshkrimore në një reagim

18/09/2025 - 20:06
Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
Lajme

Zgjedhjet lokale, Eman Rrahmani: Nuk deshëm të bëhemi pjesë e pazareve politike

18/09/2025 - 19:49
Krerët e veteranëve takojnë Ambasadorin Guerot, i kërkojnë që shqetësimet e tyre për Specialen t’i adresojë në Paris
Lajme

Krerët e veteranëve takojnë Ambasadorin Guerot, i kërkojnë që shqetësimet e tyre për Specialen t’i adresojë në Paris

18/09/2025 - 19:40
Zelensky uron Ramën: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për paqe dhe siguri
Lajme

Zelensky uron Ramën: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për paqe dhe siguri

18/09/2025 - 19:26
Kurti në Vushtrri pritet me brohoritje për Hashim Thaçin – Mbështetësit e tij ia kthejnë “Albini, Albini”
Lajme

Kurti në Vushtrri pritet me brohoritje për Hashim Thaçin – Mbështetësit e tij ia kthejnë “Albini, Albini”

18/09/2025 - 19:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë

    Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vjedhje e rëndë në Mitrovicë – vidhen pajisje të kompanisë “Lirigzoni” në vlerë rreth 100 mijë euro

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Olluri: Prishtina rrezikon zgjedhje të parakohshme pas 12 tetorit, pasi Përparim Rama mund të burgoset

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë