Reshjet e borës nuk i kanë penguar turistët që ta vizitojnë Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Përkundrazi, numri i vizitorëve mbetet i lartë, ndërsa kushtet për sportet dimërore janë të favorshme.
Raportohet se trashësia e borës në Brezovicë sillet ndërmjet 30 dhe 50 centimetra, duke krijuar kushte të mira për skijim dhe aktivitete të tjera dimërore.











