Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti dhe paga e 13-të: Sindikatat e konsiderojnë të pamjaftueshme, kërkojnë më shumë

10/01/2026 - 10:37
në Lajme
A A
Kurti dhe paga e 13-të: Sindikatat e konsiderojnë të pamjaftueshme, kërkojnë më shumë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e ardhshme synon të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se shërbyesit civili do të përfitojnë pagën e 13-të, e cila pritet të zbatohet nga buxheti i vitit 2026.

Kurti ka deklaruar se kjo pagesë do t’u ndahet të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe ndryshe nga praktikat e deritanishme, do të jepet në fillim të vitit, e jo në fund të tij. 

Rrahman Jasharaj: Paga e 13-të e mirëseardhur për punonjësit e arsimit, prioritet mbetet nënshkrimi i kontratës kolektive

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj, tha për Front Online se mbetet të shihet nëse paga e 13-të do të realizohet, por nëse zbatohet do të ishte një mbështetje e mirëseardhur për punëtoret e arsimit.

“Presim nëse realizohet vërtet do të ishte një mbështetje e mirë edhe pse ne në kontratë e kemi, ta marrin pagën e 13 punëtoret e arsimit që dallohen në punën e tyre e tash sa kemi kuptuar Kryeministri mendon t’ju jap të gjithëve është e mirëseardhur dhe punëtoret arsimor do të ndihmohen me një pagë shtesë”, tha ai.

Ai shtoi se nga qeveria e ardhshme presin të mos ketë qasje të gabuar ndaj sindikatave, por dialog si dhe angazhim pasi prioritet i tyre do të jetë nënshkrimi i kontratës kolektive.

“Nga kjo qeveri presim qe të mos e ketë qasjen e gabuar ndaj Sindikatës sonë dhe Sindikatave tjera, presim dialog, presim që angazhimi i ynë i parë do të jetë që të nënshkruhet kontrata kolektive, sepse jemi nga vendet e rralla në botë që nuk ka kontratë kolektive”, tha Jasharaj për Front Online.

Jasharaj tha se bazuar në përvojën me këtë qeveri, pritje do të kenë për realizimin e kërkesave të tyre por do të jetë e vështirë për shkak të mungesës së dialogut.

Ndërsa shtoi se do të kërkojnë rritje pagash të ngjashme me ato në Shqipëri.

“Nëse bazohemi përvojën 5 vjeçare të kësaj qeverie, pritjet mund të jenë por realizimi do të jetë tepër i vështirë sepse kanë zakon të mungoj dialogu. Ne do të kërkojmë rritje pagash ashtu siç i kanë kolegët tanë në Shqipëri”, shtoi ai.

Imeri për pagën e 13-të: E mirëseardhur, por shëndetësia kërkon trajtim urgjent

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri, në një prononcim për Front Online tha se paga e 13-të nëse miratohet, është e mirëseardhur për punëtorët shëndetësorë.

“Nëse miratohet është e mirëseardhur, punëtorë punojnë 40 orë në javë janë të parapara me ligj, që i bie 160 orë në muaj, çdo muaj i kemi nga 2-3 ditë tepër dhe krijohet një pagë e plotë, një muaj i punës fiks, ne e kemi kalkuluar dhe mendojmë që duhet të paguhet edhe më herët”, tha ajo.

E pyetur nëse kanë edhe kërkesa të tjera përveç pagës së 13-të, kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Imeri, tha se problemet në sektorin e shëndetësisë janë të shumta, por momentalisht nuk kanë se kujt t’i drejtohen.

“Kërkesa kemi shumë, ne e kemi një sigurim shëndetësor një sigurim social, ne kemi infrastrukturë të vjetruar në shëndetësi, kemi probleme shumë dhe i kemi adresuar, por meqë ende nuk janë krijuar institucionet momentalisht nuk kemi kujt me ju drejtu”, tha Imeri për Front Online.

Imeri tha se sektori i shëndetësisë ndër vite nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie, duke shprehur shpresën që qeveria e ardhshme ta trajtojë këtë fushë me urgjencë.

“Shëndetësia nuk ka qenë prioritet e asnjë qeverie, shpresoj që kjo qeveri që bëhet ta trajtoj si  prioritet dhe ta trajtoj me urgjencë”, shtoi ai.

Sindikata e Administratës Publike kërkon rritje të koeficientit për 50%, paga e 13-të nuk mjafton

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, ka thënë për Front Online se çdo vendim që kontribuon në mirëqenien e zyrtarëve publik është i pranueshëm për sindikatën, por se paga e 13-të nuk i plotëson pritjet e tyre.

“Çdo vendim i cili kontribuon në mirëqenien e një zyrtari publik për ne është e pranueshme, megjithatë konstatojë që nuk është brenda pritjeve tona”, tha ai.

Ai sqaroi se arsyeja pse paga e 13-të nuk i përmbush pritjet e sindikatës lidhet me kërkesat më të gjera që kanë ndaj qeverisë.

“Ne si Federatë Sindikale e Administratës Publike e kemi bërë shumë të qartë, që kërkojmë rritjen e vlerës së koeficientit për 50%, plotësim-ndryshim i ligjit zyrtar publik dhe ligjit të pagave si dhe fillimin e implementimit të ligjit të sigurimeve shëndetësore si dhe marrëveshjes kolektive këto janë disa nga kërkesat”, tha Gashi.

JU REKOMANDOJMË

Seanca për presidentin, Abdixhiku: Show propagandues i LVV-së, nuk marrim pjesë

Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
27/04/2026 - 15:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk do të marrin pjesë në seancën për presidentin e thirrur sot në ora 17:00. Ai ka...

Më shumëDetails

Sot mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit- caktohet edhe ora

Kuvendi i bllokuar, politika nuk gjen qetësi
27/04/2026 - 14:50

Në orën 17:00 është caktuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, sipas njoftimit të Kuvendit. Seanca do të mbahet një ditë para skadimit...

Më shumëDetails

Shteti e zbulon kompaninë “Viva Fresh” duke i mashtruar konsumatorët me çmime, gjobitet simbolikisht (Dokument)

Shteti e zbulon kompaninë “Viva Fresh” duke i mashtruar konsumatorët me çmime, gjobitet simbolikisht (Dokument)
27/04/2026 - 14:49

Marketet e mëdha në Kosovë po vazhdojnë të mashtrojnë konsumatorët me çmime, duke vendosur çmime më të lira në ekspozim e më të larta në momentin kur konsumatori...

Më shumëDetails

Mesazhet e grupit të VV`së në WhatsApp: Sinkronizim i plotë për bordin e RTK`së dhe Këshillin Gjyqësor

Mesazhet e grupit të VV`së në WhatsApp: Sinkronizim i plotë për bordin e RTK`së dhe Këshillin Gjyqësor
27/04/2026 - 14:30

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës votoi për anëtarët e Bordit në RTK dhe për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Gazeta Nacionale ekskluzivisht ka siguruar disa biseda...

Më shumëDetails

Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)
27/04/2026 - 14:17

Në një shoqëri ku privatësia është e drejtë themelore, qytetarët duhet të ndihen të sigurt në hapësira intime si kabinat e zhveshjes, ku besimi ndaj ofruesit është maksimal....

Më shumëDetails

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, në rend dite shtatë pika

Kuvendi i bllokuar, politika nuk gjen qetësi
27/04/2026 - 14:11

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të diskutohen shtatë pika. Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Vdes babai i këngëtarit të njohur kosovar

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Momenti kur Policia i gjen dhe sekuestron 85 mijë euro në banesë këtij personi në Mitrovicës gjatë aksionit kundër lojërave ilegale të fatit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    320 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Momenti i arrestimit të dy personave në Skenderaj, që dyshohen për organizim të bixhozit ilegal (Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë