
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, që mban numrin 36, ka vazhduar takimet elektorale.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se banorët e Novolanit “treguan se shpresa dhe besimi për një Kosovë më të mirë janë të pathyeshme!”
“Novolani në këmbë për ndryshim! Në fshatin e traditës dhe qëndresës, banorët treguan se shpresa dhe besimi për një Kosovë më të mirë janë të pathyeshme!” – tha Krasniqi.











