
Festat me armë zjarri në ahengjet e ndryshme familjare janë shndërruar në një dukuri të zakonshme gjatë stinës së verës. Çdo ditë në Polici raportohen raste të shumta kur duhet intervenimi i njësiteve policore në oborret e shtëpive ku krahas këngës e vallëzimit, dasmorët ia krisin edhe ‘alltisë’.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orës 23:50 në Vushtrri. Me të pranuar informatën, njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes.
Pas lokalizimit të vendit ku po mbahej ahengu familjarë, zyrtarët policorë kanë hasur në 20-vjeçarin me inicialet B.K., i cili ka shtënë me armën e tij që më pas i është sekuestruar bashkë me një karikator dhe tri gëzhoja të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.
I dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.










