Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për numrat e partive politike.
Në bazë të shortit të tërhequr, në zgjedhjet e 9 shkurtit PDK do të mbajë numrin 131.
Pas ndarjes së numrave ka reaguar me një postim edhe kryetari i PDK-së në Vushtrri dhe njëherësh kandidat për deputet, Kurtan Kajtazi.
“131 – Për Kosovën që mundet ma mirë!”, ka shkruar Kurtan Kajtazi, i cili në listën e PDK-së mbanë numrin 37.












