Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm 4 eurosh për metër katror.
Bajrami ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke rikujtuar premtimet me të cilat, sipas saj, kjo parti kishte ardhur në pushtet lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Ajo ka kërkuar përgjegjësi për këto zhvillime, duke thënë se qytetarët e Kosovës sot janë më të varfër dhe më të vjedhur.
“Të nderuar qytetarë, veç shihni çfarë bëjnë. A e dini me çfarë premtimesh kanë ardhë në pushtet? A e dini çfarë thoshin për AKP-në? Këta edhe tenderin e hoqën, direkt me negocim. ‘Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur’, thoshin. Tani, pas 6 viteve të LVV-së në pushtet, jemi edhe të varfër edhe të vjedhur. Këto janë arsyet pse rreth 45 mijë qytetarë po ikin nga vendi çdo vit. Përgjegjësi”, ka deklaruar Bajrami.
















